Mision i vështirë ringritja e të rënëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dy trajnerë në kahe të kundërta të karrierës, por me një mision të përbashkët: Të rikthejnë në betejën për trofe dhe sukses dy gjigandë që po kalojnë një krizë.

Teksa i afrohet me hapa të shpejtë gjysmës së tij, sezoni i nivelit më të lartë të Kampionatit Kombëtare të Futbollit ka nxjerrë në pah disa aspekte, ku mbi të gjitha, ka spikatur arratisja mbresëlënëse e Vllaznisë, e, për më tepër, duke patur parasysh metamorfozën e saj, nga kandidate për të rënë nga Kategoria Superiore, në kandidate për titullin “kampion”. Por, në krahun tjetër, teksa Partizani dhe Teuta janë ringritur, edhe pse me vonesë, dhe u janë vënë në ndjekje shkodranëve, dy “gjigandë” të tjerë kanë mbetur prapa, për të mos thënë që kanë rënë poshtë.

Kampionia në fuqi, Tirana, mban vendin e 6-të, me 20 pikë, nga 48 të mundshmet, ose thënë ndryshe duke mos arritur të grumbullojë të paktën as gjysmën e pikëve në dispozicion, gjë që “u ka ngrënë kokat” dy trajnerëve. Fillimisht “ra” Emanuel Egbo, njeriu që i riktheu bardheblutë tek titulli, e, për më tepër, në 100-vjetorin e themelimit, për t’ia lënë vendin Nevil Dedes, që “e braktisi” anijen bardheblu të hënën, pikërisht para humbjes me Laçin, duke konfirmuar kështu krizën e 25-herë “kampionëve të Shqipërisë.”
Ndërkaq, vetëm një shkallë më lart dhe vetëm 3 pikë më tepër është Kukësi, që ka zhgënjyer me fillimin e sezonit, zhgënjim që i kushtoi stolin Skënder Gegës dhe tanimë frenat e skuadrës në dorë i ka marrë Mirel Josa. Verilindorët e kanë zyrtarizuar të hënën 57-vjeçarin, i cili ka nënshkruar për një vit e gjysmë. Kështu, pas një periudhe të vështirë përgjatë ndërrimit të viteve, që çoi në largimin e Skënder Gegës nga posti i trajnerit, për t’u zëvendësuar, përkohësisht, nga ndihmësi Rrahman Hallaçi, i cili pati marrë edhe rezultate pozitive në këto pak ndeshjet e fundit, Kukësi ka gjetur një timonier të ri.

Dhe bëhet fjalë për një emër të njohur të stolave shqiptarë, siç është Mirel Josa, i cili është zyrtarizuar të hënën pasdite. Vetë trajneri pati pohuar për Fjala.al nëpërmjet komunikimit telefonik të hënën paradite se kishte arritur marrëveshjen me klubin verilindor, ndërsa pasdite ka ardhur edhe konfirmimi zyrtar. “Futboll Klub “Kukësi” njofton se Mirel Josa është trajneri i ri i skuadrës sonë”, – thuheh në një njoftim të klubit, të postuar në profilin e tij në rrjetet sociale. Trajneri kryeqytetas ka arritur sot (të hënën) marrëveshjen për 1 vit e gjysmë dhe menjëherë do të marrë drejtimin e skuadrës, ndërsa prezantimi i tij para mediave do të bëhet ditën e mërkurë.”

Pas një mbledhjeje të stafit drejtues dhe stafit teknik, u vendos që Josa të merrte drejtimin e skuadrës, ndërkohë që Rrahman Hallaçi do të jetë ndihmës i tij dhe njëkohësisht do të drejtojë Nën-21-vjeçarët e Kukësit, – vijon njoftimi. – Josa është një trajner që e njeh mirë kampionatin shqiptar, duke drejtuar disa skuadra të ndryshme dhe duke fituar trofe”, – përfundon njoftimi i Klubit të Kukësit, që në mbyllje i uron suksese trajnerit. Mirel Josa është një trajner që ka spikatur në këto dy dhjetëvjeçarët e parë të mijëvjeçarit të ri.
Ai ka drejtuar me sukses një numër skuadrash në Shqipëri, si Tiranën, Lushnjën, Skënderbeun, Vllazninë, Elbasanin, Teutën dhe Shkumbinin, por edhe Prishtinën në Kosovë. Ndërkaq, të martën është mësuar se Orges Shehi do të jetë trajneri i ri i Tiranës. Ish-portieri durrsaku ka zëvendësuar kështu Nevil Deden, i cili u largua në mënyrë të papritur para ndeshjes së të hënën pasdreke me Laçin. Pra, ka zgjatur rreth 36 orë vakuumi në stolin e Tiranës, teksa vendin e Nevil Dedes së larguar në mënyrë të papritur para ndeshjes së të hënën pasdreke me Laçin e ka marrë Orges Shehi.
Fjala.al ka konfirmuar të martën se ish-futbollisti i njohur durrsak është zgjedhja e Presidentit Refik Halili, ndërsa zyrtazimi ka ardhur të mërkurën. Bisedimet janë zhvilluar përgjatë pasdites së të martës, teksa në lidhje me stolin e bardhebluve kryeqytetas ishin përmendur edhe ish-trajneri i Partizanit dhe Kukësit, Skënder Gega, ai i Vllaznisë dhe Laçit, Armando Cungu, por edhe trajneri i Shpresave të Shqipërisë, Alban Bushi. Por duket se ish-portieri i njohur ndër vite i Teutës, Bylisit, Vllaznisë, Partizanit, Besës, por, sidomos i Skënderbeut, ku edhe mbylli karrierën, do të marrë në dorë drejtimin e 25-herë kampionëve të Shqipërisë.

Lexo edhe :  Mbape dhe Vinicius u japin fjalën tifozëve: Do të shënojmë shumë gola

Shehi ka njohje të vjetra me drejtorin e bardhebluve, Tefik Osmani dhe mësohet se ka qenë ky i fundit që ia ka propozuar si kandidaturë presidentit Refik Halili. Pas një karriere 24-vjeçare si lojtar, kjo do të jetë përvoja e 3-të si trajner për Orges Shehin, i cili, së fundmi, pati drejtuar Kukësin. Durrsaku e drejtoi për 13 ndeshje skuadrën verilindore, gjatë periudhës 2 mars 30 korrik 2020, teksa u largua pas rezultateve jo bindëse. Ndërkohë në stolin e Skënderbeut, 43-vjeçari qëndroi plot 45 ndeshje, nga 18 qershori 20218, e deri më 30 qershor 2019.
Më pas vendin e tij më pas e zuri trajneri Ilir Daja. Përveç 7 titujve “kampion”, 4 trofeve të Kupës dhe dy të Superkupës së Shqipërisë, të fituara si lojtar, Orges Shehi ka fituar edhe trofeun e Superkupës së Shqipërisë si trajner me Skënderbeun në 2018-ën. Me pak fjalë, si Josa, ashtu edhe Shehi, kanë një misioni të vështirë. Dy trajnerë në kahe të kundërta të karrierës, por me një mision të përbashkët: Të rikthejnë në betejën për trofe dhe sukses dy gjigandë që po kalojnë një krizë.

Të fundit

Vaksinimi falas kundër gripit, Koçiu: Janë kryer 206 627 doza në grupet më të rrezikuara

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu tha sot se vaksinimi falas kundër gripit të stinës po vijon...

Moti i keq në SHBA, tre viktima dhe dhjetëra të lënduar nga ngricat

Mot i ftohtë dhe reshje të vazhdueshme dëbore kanë shkaktuar vështirësi të mëdha në SHBA duke rezultuar në të paktën 3 viktima dhe 31...

Përmbysje e jashtëzakonshme, Milan shpallet kampion i Superkupës së Italisë

Finale dramatike me plot 5 gola! Milani është fituesja e Superkupës së Italisë, teksa mposhti Interin me rezultatin 2-3, në njëduel të çmendur.  Edhe pse...

5 rreziqet që kërcënojnë rritjen ekonomike të Shqipërisë këtë vit

Banka Botërore parashikon se ekonomia e Shqipërisë do të rritet me 3.4 për qind këtë vit. Institucioni më i lartë monetar në botë vlerëson...

Virus i rrezikshëm përhapet në Whatsapp, në fokus punonjësit e Policisë së Shtetit

Një virus është përhapur në rrjetin e komunikimit Whatsapp dhe ka si target kryesisht punonjësit e Policisë së Shtetit. Mesazhi që në pamje te jep...

Lajme të tjera

Web TV