Ekskluzive/ Foto e rrallë e Kadaresë kur ishte nën internim

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjeniu i letrave, Ismail Kadare festoi 85-vjetorin e lindjes ditën e djeshme. Një nga shkrimtarët më të mëdhenj bashkëkohorë shqiptarë, mori jo vetëm urime të shumta, por edhe qindra falenderime për kontributin e madh letrar në vendin tonë që nga koha e komunizmit e deri më sot.

Ndër veprat e tij më të spikatura është edhe poema “Pashallarët e Kuq”, e cila i ka hapur jo pak telashe Kadaresë.

Kur kjo poemë i ra në dorë Enver Hoxhës ai e quajti “akuzë e rëndë për udhëheqjen e partisë”, madje Kadarenë e quajti “poet korbash”.

Kështu, Kadare u ndëshkua me vërejtje të rëndë në kartën e regjistrimit dhe paralajmërim për përjashtim nga Partia. Iu ndalua botimi i romaneve të reja, u internua fillimisht në Fier, e më pas në moçalet e Myzeqesë, ku duhej të hiqte dorë nga shkrimi dhe të mësonte të “kontribonte në mënyrë produktive në të mirën e kombit”.

Fjala.al ka siguruar një foto ekskluzive pikërisht nga koha kur Kadare, ishte nën internim në Fier, rreth viteve ’75.

Në cepin e djathtë të fotos, është agronomi Mihallaq Janku, që bëri të mundur realizimin e kësaj fotografie.

Të fundit

Rinovimi i kartonit CAP, Rama: Bëhet pjesë e lejes së drejtimit

Një lajm i mirë për drejtuesit profesionistë të mjeteve vjen nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor...

Vritet me thikë 32-vjeçari në Divjakë, shkak sherri për kanalin vaditës

Një 30 vjeçar ka humbur jetën në orët e para të mëngjesit në një lokal në Divjakë, pasi është qëlluar disa herë me thikë. Ngjarja...

Siguroni pronën dhe shëndetin, mos shkoni dy ditë në plazh!

Nga Ermal Mulosmani Sipas të dhënave të AMF-së, pagesat që ka bërë SIGAL për klientët e vet, në 6 muajt e parë të vitit, janë...

Shqipëria në kërkim të pilotëve ushtarakë, “KAYO” do të merret me trajnimin

Shqipëria vijon t’i mbajë sytë te ushtria. Vendi synon të shtojë flotën e pilotëve të avionëve luftarakë. Për përgatitjen e tyre është ngarkuar KAYO,...

Situata e përsëritur me zjarret vitet e fundit, eksperti i sigurisë: Kambanë alarmi

Eksperti i çështjeve të sigurisë, Fatjon Softa, duke folur për zjarret në studion e News24 moderuar nga Megi Latifi, u shpreh se ku situata...

Lajme të tjera

Web TV