Fije biblike të profetëve të mëdhenj në vendin ikonik

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

 

Fijet me ngjyrë të purpurt që janë të përshkruara në Bibël dhe të veshura nga mbretërit e Izraelit, përfshirë Davidin dhe Solomonin, u zbuluan në disa pëlhura 3,000 vjeçare në vendin ikonik të Timna në Negev.

 

“Mbreti Solomon ndërtoi një karrocë; e cila ishte e ndërtuar nga dru i marrë nga Libani. Shtyllat ishin prej argjendi, bazat prej ari, ndërsa pjesa e brendshme ishte e veshur me  ngjyrë të purport”.

 

Sipas burimeve të ndryshme, gjithashtu Jezusi  ishte i veshur me të njëjtën ngjyrë. Ngjyra e purpurt-konsiderohej një simbol i elitave në shoqëritë antike në jug të Levantit.

Sipas studiuesve në një intervistë për ‘The Jerusalem Post’, ky studim është shumë i rëndësishëm për disa arsye.

Së pari, sendet antike që kanë këtë ngjyrë janë të rralla dhe kjo është hera e parë që zbulojmë të tilla që datojnë që nga epoka e hekurit”.

“Zbulimi gjithashtu na tregon më shumë për njerëzit që jetonin në Timna, duke na ofruar prova se elita banonte atje,” shtoi njëra prej tyre.

“Ngjyra e purpurt ishte ngjyra më e preferuar  nga elitat. Ndërsa nuk mund të themi se kujt i përkisnin fijet e pëlhurave, një gjë është e sigurt: nëse do të kishim mundur të kishim veshjet e mbretit David ose mbretit Salomon, do të kishim zbuluar rroba me këtë ngjyrë”.

Për shkak të natyrës organike të objektit të zbuluar, studiuesit ishin në gjendje të kryenin datimin e tij, i cili konfirmoi se datonin afërsisht në vitin 1000 pes, koha kur shumica e studiuesve besojnë se mbreti David dhe mbreti Solomon jetonin.

Ngjyra e purpurt është nxjerrë nga molusqet në Detin Mesdhe përmes një procesi shumë të ndërlikuar.

Të fundit

Abdixhiku i fton partitë parlamentare për qeveri tranzitore

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, njoftoi të martën se i ka ftuar të gjitha partitë parlamentare...

Mblidhet Konklava, sot tymi i parë për zgjedhjen e Papës së ri

Gjithçka është gati për Konklavën që do të zgjedhë Papën e 267-të në historinë e Kishës Katolike. Këtë të mërkurë, 133 kardinalët zgjedhës nga...

Shpërthen tjetër luftë? India sulmon Pakistanin me raketa

Tensionet mes Indisë dhe Pakistanit kanë shpërthyer sërish pas një serie sulmesh me raketa të kryera nga ushtria indiane ndaj territorit pakistanez. Sipas ushtrisë...

Pagat/ Në Shqipëri arriti 770 euro në 2024-n, në rajon i ka kaluar 1000 euro në muaj

Në Shqipëri, paga mesatare mujore bruto për vitin 2024, sipas INSTAT, arriti në 77.5 mijë lekë/ muaj, ose rreth 770 euro. Në krahasim me një...

80 mijë zgjedhës të diasporës ende nuk sjellin zarfin me votën

Deri pasditen e djeshme në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve kanë mbërritur 144.783 zarfa me votën e diasporës. Janë rreth 80 mijë zgjedhës të cilët...

Lajme të tjera

Web TV