“Unë në qoftë se do të isha në shtëpi nuk do të ekzistoja. Falë tyre, o Zot, nuk e mendoja kurrë këtë shërbim”.
Këto janë fjalët prekëse të një të moshuare e cila ndonëse qëndron e shtruar në spitalin COVID3, duket se e ka fituar betejën me koronavirusin. Ka qenë ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu që ka publikuar në rrjetet sociale videon e të moshuarës, e cila shpreh mirënjohje për stafin e spitalit.
“Në këtë spital, një COVD3, një shërbim i jashtëzakonshëm. Jam suprizuar. Ndryshe flasin njerëzit jashtë. Para meje kisha gocën, Ajo u shërua, shkoi në shtëpi. Unë në qoftë se do të isha në shtëpi nuk do të ekzistoja. Falë tyre, o Zot, nuk e mendoja kurrë këtë shërbim”, tha e moshuara.