Konfirmohen rastet e para me variantin e ri britanik të COVID-19 në Kosovë, rritet numri i infektimeve dhe viktimave

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në Kosovë janë konfirmuar 3 raste pozitive me variantin britanik të COVID-19.

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj gjatë një konference për mediat ka thënë se disa ditë më parë IKSHPK-ja ka dërguar 35 monstra në Gjermani për analizë, nga të cilat 3 dolën pozitive me variantin britanik të COVID-19.

 

Nga 35 mostra që i kemi dërguar, 3 prej tyre kanë rezultuar pozitiv”, ka thënë Zemaj në konferencë.

Ndërkohë gjatë 24 orët e fundit në Kosovë kanë rezultuar pozitiv me koronavirus, 342 persona dhe janë regjistruar 5 viktima.

Në raport me ditën e djeshme numri i infektimeve dhe viktimave si pasojë e virusit është rritur. Dje janë raportuar 316 persona me COVID-19 dhe kanë humbur jetën 3.

Pacientët të cilët kanë arritur të shërohen nga virusi fatal gjatë 24 orët e fundit janë 235, shifër e cila është rritur ndjeshëm në krahasim me ditën e djeshme.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 85 raste, Prizren 41 raste, Mitrovicë 34 raste, Podujevë 30 raste, Suharekë 29 raste, Ferizaj 18 raste, Pejë 14 raste, Gjakovë 13 raste, Vushtrri 13 raste, Lipjan 11 raste, Fushë-Kosovë 10 raste, Klinë 7 raste, Skenderaj 7 raste, Shtime 6 raste, Deçan 5 raste, Drenas 5 raste, Malishevë 4 raste, Dragash 2 raste, Gjilan 2 raste, Istog 2 raste dhe me nga një rast komunat Graçanicë, Obiliq, Rahovec dhe Viti.

Rastet e vdekjes janë nga komunat: Deçan 1 rast (68 vjeç), Ferizaj 1 rast (75 vjeç), Gjilan 1 rast (64 vjeç), Mitrovicë 1 rast (69 vjeç) dhe Prishtinë 1 rast (64 vjeç).

Numri total i infektimeve nga COVID-19 ka shkuar 59.646, ndërkohë që ai viktimave është 1.487 në të gjithë vendin që nga fillimi i pandemisë duke përfshirë edhe përditësimet e ditës së sotme.

Lexo edhe :  "Kurti po blen kohë", opozita fajëson kryeministrin në detyrë për krizën

Më datë 5 janar, Ministri i shëndetësisë Armend Zemaj dha lajmin shpresëdhënës, se Kosova bëri të mundur sigurimin e 500 mijë dozave të vaksinës anti-COVID se ajo do të jetë falas për të gjithë qytetarët.

Ndërkohë një ditë më vonë, kryeministri i vendit Avdullah Hoti ka siguruar se dozat e para të vaksinën do jenë në Kosovë në shkurt, duke shtuar se në plan do të synojë vaksinimin e 20 mijë vaksinave në ditë.

Pavarësisht se ditën e sotme numri i viktimave është i lartë, situata epidemiologjike në vend paraqitet e stabilizuar dhe si pasojë edhe masa anti-COVID u lehtësuan së fundmi.

Të fundit

Mandati i katërt, çfarë do të ndodhë me Reformën në Drejtësi? Ja si përgjigjet Rama

Kryeministri Edi Rama ishte këtë të diel i ftuar në “Review” në Eruonews Albania ku ka folur ndër të...

A është harruar totalisht Veliaj? Edi Rama jep versionin e tij të fundit për Euronews

Vetëm 7 ditë larg nga zgjedhjet e 11 Majit, kryeministri dhe njëherësh kryesocialisti Edi Rama ka qenë i ftuar në emisionin “Review”, intervista e...

Dopietë nga Balaj, Vllaznia në finalen e sezonit! Mposht 2-1 Dinamon!

Vllaznia është finalistja e parë e "Final 4" duke marrë një biletë për në sfidën e 12 majit. Në stadiumin "Arena Kombëtare" në kryeqytet, Vllaznia...

Pse i quani burrat “çyrykë”? Rama: Bëra humor, por është gjysma e së vërtetës

Kryeministri Edi Rama ishte këtë të diel i ftuar në “Review” në Euronews Albania ku tha se ai nuk i ka etiketuar gjatë fushatës...

Shoqërimi i kandidatit demokrat në Fier, reagon Policia: Kundërshtoi efektivët tanë

Policia e Fierit ka ardhur me një reagim zyrtar lidhur me ngjarjen e ndodhur pasditen e kësaj të diele në qendrën e këtij qytetit...

Lajme të tjera

Web TV