Kosova dhe Izraeli “firmosin” marrëdhënien diplomatike më 1 shkurt

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Marrëdhënia diplomatike mes Republikës së Kosovës dhe shtetit të Izraelit do të zyrtarizohet më 1 shkurt, me një ceremoni solemne virtuale.

Lajmin e ka bërë të ditur Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës, sipas së cilës Republika e Kosovës po hyn në një etapë të re historike me shtetin e Izraelit.

“Firmosja zyrtare e lidhjes së marrëdhënieve diplomatike do të bëhet nga Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, znj.Meliza Haradinaj-Stublla dhe Ministri i Punëve të Jashtme i Izraelit, z.Gabriel Ashkenazi”, thuhet në njoftimin e MPJ-së.

Njohja nga Izraeli është vlerësuar lart dhe është bërë e mundur falë Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përkatësisht zotimeve të firmosura në Washington më 4 shtator.

Sipas zotimit të firmosur nga kryeministri Avdullah Hoti, ambasada e Kosovës do të hapet në Jeruzalem.

“Ky moment tejet i rëndësishme për ne, është përjetësim i miqësisë së gjatë, mes popujve tanë, që tani po kurorëzohet me lidhjen e marrëdhënieve diplomatike”, është shprehur me këtë rast shefja e diplomacisë kosovare, duke shtuar se Kosova është përjetësisht mirënjohëse ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, thuhet më tutje në njoftim.

Të fundit

Benfica befason Bayernin, portugezët e mbyllin si kryesues të grupit C

Benfica e Adrian Bajramit ka arritur të thyej mallkimin, teksa për herë në histori triumfon ndaj Bayernit. Portugezët mposhtën...

Parodia e ‘nenit Basha’: Kush mund ta sfidojë Sali Berishën?

Sali Berisha sot është në ditët më të këqija politikisht, e duket qartë se rënia e tij po vjen jo si një tërheqje dialektike...

Ilir Alimehmeti: KAS të mbajë përgjegjësi për votat ku është shprehur vullneti

Ilir Alimehmeti ishte i ftuar në Debat në A2 CNN, ku mes të tjerash komentoi dhe acarimin e deputetit socialist Erion Braçe, i cili...

“Trump ushtroi presion për të bërë marrëveshje, jo për rrëzim regjimi”

Eksperti i sigurisë Xhavit Shala, në studion e “Ditarit” me Andi Nurajn, në A2 CNN, deklaroi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës ushtruan presion...

Pezeshkian shpall fundin e konfliktit: Lufta 12-ditore ka marrë fund! Ne rezistuam

Presidenti i Iranit, Masud Pezeshkian, ka njoftuar përfundimin e asaj që e cilësoi si “luftë 12-ditore të imponuar” nga Izraeli. Në një mesazh drejtuar kombit...

Lajme të tjera

Web TV