Shoqërohet në polici 24-vjeçarja që u denoncua për dhunë seksuale/ Ballafaqimi me nënën e të miturës 

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një 24-vjeçare me inicialet A.Sh është shoqëruar nga policia e Tiranës mbrëmjen e djeshme, si person që ka dijeni për abuzimin e të miturës në Vorë.

Uniformat blu dyshojnë se ajo ka dijeni mbi ngjarjen e pazakontë që është denoncuar në Komisariatin e Vorës. News24 raporton se policia bëri një ballafaqim të të dyshuarës me nënën e të miturës, e cila tha se e shoqëruara nuk ishte personi që kishte abuzuar me vajzën. Policia dyshon se 24-vjeçarja ka dijeni për ngjarjen dhe po punon për sqarimin e saj dhe identifikimin e përgjegjësve.

E mitura e cila ka ngritur padi, është paraqitur në Polici e shoqëruar nga e ëma dhe një psikologe.

Burime nga Policia e kryeqytetit thanë dje se ngjarja ka ndodhur në muajin nëntor të vitit që kaloi, por është denoncuar vetëm ditën e mërkurë, shkruan Panorama. Kanë qenë prindërit e vajzës së mitur, të cilët të shqetësuar për shkak se e bija refuzonte të shkonte në shkollë, kanë këmbëngulur që të zbulojnë arsyen, derisa 15-vjeçarja ka vendosur të flasë me të ëmën, duke i treguar çfarë i kishte ndodhur dy muaj më parë.

Mashtrimi dhe abuzimi

Të njëjtat burime thanë se shtetasja me inicialet A.Sh., 24 vjeçe, dyshohet se përmes mashtrimit e ka joshur të miturën, nxënëse në një shkollë 9-vjeçare në Vorë, që të shkonte në shtëpinë e saj në Tiranë. Në momentin që e mitura ka shkuar aty, 24- vjeçarja e ka detyruar që të kryenin marrëdhënie seksuale dhe më pas i ka bërë presion që të mos i tregonte askujt. Por duke qenë se e dyshuara e ka ftuar edhe kohët e fundit që të shkonte sërish në shtëpinë e saj, aty ku kishte qenë në muajin nëntor, 15-vjeçarja është ndjerë e frikësuar dhe për këtë arsye ka refuzuar që të shkonte në shkollë.

Lexo edhe :  Gjergj Luca për të “pangopurit” me para: Sa do rroni? Asnjë punë nuk ju jep kënaqësi?

Këtë veprim ajo e ka bërë pasi dyshonte se vajza që kishte abuzuar seksualisht me të mund ta gjente në shkollë dhe nuk donte të përballej më me të. Për këtë arsye ajo ka vendosur që të qëndrojë në shtëpi, deri në momentin që e ëma ka mësuar të vërtetën dhe e ka bindur që të paraqiten në Polici për të bërë denoncim.

Të fundit

Takimi Putin-Trump, blofi i ri i Kremlinit për të vazhduar avancimin në luftë?

Me entuziazmin e tij të zakonshëm, kreu i Fondit Rus për Investime të Drejtpërdrejta dhe njëkohësisht përfaqësues i posaçëm...

Zjarret në Jug, rëndësia e sigurimeve dhe SIGAL si aleati i rikthimit në normalitet

Pavarësisht paralajmërimeve të Emergjencave Civile, Jugu i vendit nuk u shpëtoi dot flakëve. Pyje, kultura bujqësore, blegtori, dhjetra banesa, struktura agroturizmi dhe dy objekte kulti...

“Porta e Ferrit” do të shuhet: Nga katastrofë mjedisore në atraksion

Në zemër të shkretëtirës së Karakumit në Turkmenistan, flakë të dobëta përshkojnë muret e një krateri gjigant prej 70 metrash diametër dhe 20 metra...

Cilat vende kanë pagat minimale më të larta dhe më të ulëta në Evropë?

Miliona punëtorë në të gjithë BE-në vazhdojnë të fitojnë pagë minimale. Pragjet kanë për qëllim të sigurojnë një standard bazë jetese për punëtorët, megjithëse...

Dustin Hoffman, mjeshtri i ndjeshmërisë së thellë në ekran

Nga Leonard Veizi Në panteonin e artit të kinemasë, ka aktorë që thjesht luajnë një rol, dhe ka artistë që e transformojnë atë, duke e...

Lajme të tjera

Web TV