E dashuruar me biznesmin e dënuar/Marina Fara zyrtarizon lidhjen në Dubai

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kush është partneri që e futi në telashe me policinë vajzën e këngëtares – Marina Fara po shijon historinë e saj të dashurisë me biznesmenin shkodran. Prej pak kohësh çifti ka zyrtarizuar këtë marrëdhënie dhe tashmë nuk i fshihen më syrit të publikut. Ajo dhe Alis, janë duke shijuar disa ditë të nxehta në Dubai. Ka qenë vetë vajza e Eli Farës që ka publikuar foto nga pushimet e tyre. Ashtu si jemi mësuar ta shikojmë, ajo nuk i ka kursyer pozat ‘hot’. Si gjithnjë brunia seksi di sesi të ngrejë temperaturat me pozat seksi edhe në dimër. Por, ndryshe nga herët e tjera, ajo s’i ka kursyer edhe pozat me partnerin. Duket se marrëdhënia mes të dyve është drejt kurorëzimit. Madje çifti ka planifikuar dasmën, e cila do të mbahet sipas traditave, po në Shkodër. Çifti është njohur mes miqve të përbashkët dhe tashmë Marina është prezantuar si “nusja në Shkodër” e familjarëve të Alis. Por kush është djaloshi që ka fituar zemrën e bukuroshes seksi?

 

lis Hysa, vëllai i ish-kampionit të boksit Nelson Hysa, është mes personave të arrestuar nga policia me urdhër të Prokurorisë së Përmetit pasi u kap në përgjimet e dosjes “Mezhgorani”. Lidhja e Alis Hysës me modelen Marina Fara, vajzën e këngëtares Eli Fara, ka bërë që policia të mësyjë edhe në shtëpinë e saj për kontroll. Nga kontrolli në shtëpi, nuk është gjetur asnjë send i paligjshëm. Në përgjimet e bëra nga prokuroria ka dalë se Marina ka pasur kontakte të shpeshta telefonike me njërin nga të ndaluarit, pikërisht Alis Hysën. Mësohet se në përgjime, vajza e këngëtares ka emrin e saj të gjendjes civile, Roxhensa Vangjush Kapurani, ndërkohë pas pagëzimit ajo ka ndryshuar emrin, njëkohësisht ka hequr dorë edhe nga mbiemri i të atit. Bëhet me dije se Marina Fara ka pasur kontakte të shpeshta telefonike me Alis Hysën, madje një rast vajza e këngëtares e ka ndihmuar Hysën edhe t’i largohet policisë. Alis Hysa ka qenë duke u ndjekur nga policia, pasi në makinën me të cilën ai udhëtonte bashkë me një person tjetër, po transportohej një sasi e madhe lënde narkotike. Por, sapo ka vënë re se makina e tyre po ndiqej nga policia, Alis Hysa dhe shoku i tij e kanë braktisur atë dhe janë larguar për disa minuta në këmbë. Në një moment, siç ka dalë në përgjime, Alis Hysa ka marrë në telefon të dashurën e tij, Marinën, e cila e ka marrë me makinën e saj bashkë me shokun dhe i ka larguar nga vendngjarja. Mesa duket, gjithçka është sqaruar nga organet e drejtësisë, dhe tashmë Marina dhe Alisi mund të shijojnë dashurinë e tyre.

Të fundit

Pjatalarësi që themeloi kompaninë 4 trilionë dollarëshe, historia e CEO-s së Nvidia

Kur Jensen Huang, shefi ekzekutiv 62-vjeçar i Nvidia shfaqet me xhaketën e lëkurës para një publiku, është e vështirë...

“Apokalips” në Greqi/ Mbi 5 mijë zjarrfikës në luftë me flakët

Spanja vijon edhe këtë të enjte betejën me flaket që kanë shkrumbuar me mijëra hektarë pyje dhe zona të banuara.  Autoritetet njoftuan viktimën e...

Trump që gëlltit gënjeshtrat e Putinit është kërcënim më i madh për Ukrainën sesa bombat

Rafael Behr Në Alaskë, udhëheqësi rus do të pretendojë se dëshiron paqe, por vetëm sipas kushteve të tij – dhe do të shfrytëzojë dëshpërimin e...

Fillestarët e Gluck-ut: kompozitori i shekullit XVIII ndryshoi përgjithmonë operën

Më shumë se 250 vjet pasi Orfeu dhe Euridika e Gluck prezantoi operën në një mënyrë të re, një inskenim akrobatik synon të bëjë...

Shqipëria në luftë me flakët, bilanci: 29 vatra zjarri ende aktive

Gjatë 48 orëve të fundit, Shqipëria është përballur me një situatë të vështirë për shkak të përhapjes së zjarreve në disa qarqe të vendit....

Lajme të tjera

Web TV