Balla takim me gratë dhe vajzat: Librazhdi, shembull i fuqisë transformuese të Edi Ramës dhe Partisë Socialiste

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Duke respektuar masat anti COVID-19, Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla zhvilloi një takim me gra dhe vajza të qytetit të Librazhdit në mjediset e palestrës moderne të sapo ndërtuar pranë shkollës së mesme, “Ibrahim Muça”.

Duke u nisur nga ky investim i domosdoshëm për zhvillimin e aktiviteteve sportive të nxënësve, por edhe për komunitetin, Balla përmendi disa nga investimet më të rëndësishme që ka përfituar Librazhdit në këto vite, ku padyshim rikonstruksioni total i rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimeve është më i madhi dhe më jetiku.

“Po bëjmë investimin më të madh dhe më të rëndësishëm të qytetit tonë, kanalizimet e ujërave të zeza dhe ujit të pijshëm.  Është investim prej 7.2 mln euro që kurrë s’do të mund t’i bënim me paratë e buxhetit të shtetit, me paratë e bashkisë jo e jo.
Procesi ka ecur mirë. Ka një sërë ankesash për rrugët dhe trotuaret, por të gjitha do të kthehen në gjendjen e mëparshme në pranverë.

Faza e dytë është faza e impiantit të trajtimit të ujërave të zeza në mënyrë që Shkumbini të jetë një lumë i pastër.
Sa i përket shëndetësisë në Librazhd kemi përfunduar thuajse të gjitha qendrat shëndetësore në zonat e fshatit.
Tani flasim për arsimin. Një sallë e tillë sportive gjendet vetëm në qytetet kryesore të vendit, por pa dyshim e meritonte edhe Librazhdi”, deklaroi Balla.

Ekonomia, vijoi më tej Balla gjatë fjalës së tij është shtylla kryesore e zhvillimit të një vendi dhe padyshim ende ka shumë nevojë për vende të reja pune.

“Fokusi më i rëndësishëm i yni është ekonomia, por nuk ka qytetar të mos dijë të bëjë diferencën ku ishim në 2013 dhe ku jemi sot. Deri në 2014 në Librazhd nuk kishte asnjë njësi prohimi, një të vetme. Sot kemi disa njësi prodhimi, tre fabrika janë në punë dhe kryesisht kanë punësuar gra dhe vajza”, u shpreh Balla.

Lexo edhe :  Vendimet e Trampit prekin Shqipërinë, 700 afganë mbesin në Shëngjin

Padyshim, tha Balla, që Librazhdi ka pasur edhe deputetë nga Partia Demokratike, por asnjë investim nuk është bërë në Librazhd gjatë qeverisjes së Partisë Demokratike dhe asnjë Kryeministër, përveç Edi Ramës, nuk i ka dhënë Librazhdit vendin që i takon.

“Të më thotë Partia Demokratike që kur ishte në pushtet nga 2005-2013 ka ngulur një gozhdë në qytet apo ka zëvendësuar një pllakë në Librazhd.

Është njësoj si shkolla e Lulit kur e pyetën nëse kishte ndërtuar një shkollë kur ishte kryetar i bashkisë me buxhetin më të madh në vend.

Ashtu sikurse unë s’do mund të vija të kërkoja votën tuaj nëse nuk do të kisha rikonstruktuar as shkollën ku kam mësuar vetë. Por sot jam krenar që shkolla ku unë mora dijet e para është një nga shkollat me standardet më të mira në vend. Librazhdi është një shembull i fuqisë transformuese të Edi Ramës dhe Partisë Socialiste”, përfundoi Balla.

Të fundit

I akuzuar për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës, shtyhet seanca gjyqësore

eanca gjyqësore ndaj Dritan Rexhepit për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës është shtyrë. Shkak është mungesa e avokatit të...

Lëkundje tërmeti në Shkodër, ja sa ishte magnituda

Një tërmet me magnitudë 4.2 i shkallës rihter është regjistruar këtë të premte në Shkodër. Qendra Europiane e Sizmologjisë raporton se epiqendra e tërmetit ka...

Rusia e gatshme për bisedime bërthamore me SHBA-në

Në Rusi kanë thënë se janë të hapur për të negociuar çarmatimin nga armët bërthamore. Moska do të angazhohet me Washingtonin, por vetëm nëse përfshihen...

Për herë të parë në 30 vite, qyteti i Nju Jorkut kalon 5 ditë pa viktima nga të shtënat

Qyteti i Nju Jorkut ka kaluar 5 ditë (mes të dielës së javës së kaluar dhe të enjtes së kësaj jave) pa viktima nga...

Presidenti Trump fal 23 protestuesit kundër abortit

Donald Trump nënshkroi faljet për aktivistët kundër abortit të enjten, gjatë një raundi tjetër të urdhrave ekzekutivë nga Zyra Ovale. Presidenti fali 23 persona...

Lajme të tjera

Web TV