Makina përplaset me mbrojtëset e rrugës në aksin Milot-Thumanë, humb jetën 24-vjeçari

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Milot-Thumanë në afërsi të Gjormit.

Një makinë tip BMW me targa AB863BK e cila udhëtonte nga Laçi në drejtim të Thumanës ka dalë nga rruga duke u përplasur me mbrojtëset metalike anësore të rrugës.

Mbrojtëset kanë depërtuar brenda në makinë me pasojë vdekjen e një 24-vjeçari u regjistrua pasditen e kësaj të diele në aksin Milot-Thumanë.

Menjëherë në vendngjarje ka mbërritur policia e Kurbinit dhe autoambulanca,por është kërkuar ndërhyrja e zjarrfikëseve për të nxjerrë të plagosurin nga automjeti.