“Deda” i ditëve të sotme/ Flet elektriçisti që ‘çau’ dëborën: U tmerrova kur pashë…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

U cilësua si ‘Deda i kohëve moderne”, pasi video e tij duke ecur në mes të dëborës, duke sfiduar të ftohtin e ngricat, për të rikthyer energjinë elektrike, bëri xhiron në rrjet.

Xhemil Mezini, elektricisti nga Kukësi, ka treguar në “Ftesë në 5” se situata të tilla përsëriten shpesh si pasojë e motit të keq dhe se ditën kur është xhiruar video, ai ka ecur 1 orë e 20 minuta në këmbë, në mes të dëborës.

Ai tha se ka plot 22 vite në këtë profesion, ndërsa tregoi edhe momentin më të vështirë me të cilin është përballur gjatë kësaj pune.

Shtatë vite më parë, ai thotë se pasi kishte rregulluar një defekt, duke ecur në mes të dëborës, për t’u kthyer në fshat, kishte parë një ujk.

Ai rrëfeu se ishte ndjerë i tmerruar dhe se kishte hipur mbi një shtyllë, duke pritur që ujku të kalonte.

“Kam ecur në këmbë 1 orë e 20 minuta. Kjo situatë ndodh nga moti i keq, por po i qëndrojmë punës në mënyrë që ta kryejmë në kohën e duhur. Gruaja normalisht që është në siklet, gjatë gjithë ditës sepse kjo punë është me risk, mund të rrëzohesh nga shtylla, mund të të zëri stuhia e të ngelesh në rrugë, por i marrim parasysh. Të gjitha rastet nuk mbahen mend në 22 vite punë në elektrik, por një rast më kujtohet mirë. Ka qenë dëborë  madhe dhe rruga ka ndenjur pa hapur për 15 ditë. Kam ardhur pa frymë në shtëpi, sepse rruga nuk ishte e hapur dhe unë kisha vetëm një këmbalec për të parë nëse kishte ndonjë defekt. Unë erdha deri në gjysmë të rrugës, por ndërsa ecja thoja ‘a do të mund të arrijë në shtëpi sonte’. Po shihja dh enjë kafshë që po vinte, por nuk e shija dot mirë çfarë ishte. Pastaj pashë që ishte ujk. U tmerrova, u ktheva dhe hipa në një shtyllë, ku tension nuk kishte dhe prita deri sa kaloi ujku, nuk e di a më pa ajo sepse kam mbyllur sytë dhe frymë nuk po merrja. Pastaj zbrita dhe nxitova për të mbërritur në fshat. Ky ka qenë rasti më i tmerrshëm për mua”, ka treguar ai.

Lexo edhe :  Psikologu paralajmëron prindërit/ Mos ua blini fëmijëve arushin Labubu

Të fundit

Automjeti në Maliq përplaset me pemën, e teproi me shpejtësinë

Një aksident i rëndë është shënuar para pak minutash në Maliq. Një mjet tip "Volkswagen" ka "fluturuar" me shpejtësi skëterrë...

A do të kandidojë në zgjedhjet e 2029? Kjo është përgjigjja e Salianjit

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, në një konferencë për shtyp nga selia blu u pyet nëse do të kandidojë për deputet në zgjedhjet...

Chivu kërkon mesfushorin e ëndrrave, Interit i duhen 50 mln euro

Hakan Calhanoglu pritet të largohet nga Interi dhe trajneri Chivu duket se e ka të qartë se cili duhet të jetë zëvendësuesi i tij. Në...

“Kriminelët në zgjedhje, legjendë urbane e fryrë nga vetë Rama”

Në një intervistë me Ylli Rakipin, gazetari i njohur Mero Baze ka deklaruar se kriminelët nuk kanë ndikim të madh në zgjedhje. Sipas tij,...

Veliaj zero shpresa! Mos vallë shtatori nis me zgjedhje në Tiranë?

Erion Veliaj do të vijojë të qëndrojë në paraburgim, pas vendimit të sotëm të Gjykatës së Lartë. Ky vendim shuan përfundimisht shpresat e tij...

Lajme të tjera

Web TV