Pas basketbollit, edhe volejbollit i hapet “drita jeshile”, priten hollësitë për nisjen e veprimtarive

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dalëngadalë, jeta sportive në po i rikthehet normalitetit dhe duket se Komiteti Teknik i Eksperteve është dorëzuar përballë presionit të madh për të lejuar të gjithë veprimtaritë sportive edhe në sallat e mbyllura, në një kohë kur Shqipëria ishte i vetmi vend në rajon dhe Evropë që ende nuk kishte lejuar rikthimin në parket të lojërave me dorë. Ashtu siç pritej, pas basketbollit është radha e volejbollit të marrë dritën jeshile për të rifilluar veprimtaritë sportive.

Me anë të një komunikate për mediat, Federata Shqiptare e Volejbollit ka bërë me dije se Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, ka pranuar kërkesën e tyre për të nisur të gjitha aktivitet zyrtare. Ndërsa klubet dhe shoqatat do të njihen menjëherë me rregullat e reja dhe protokollet sanitare që duhet të ndjekin.

“Në vijim të kontakteve të vazhdueshme që në fillim të sezonit që Federata Shqiptare e Volejbollit ka patur në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, ka mbërritur edhe vendimi që hap dritën jeshile për rikthimin në parket të aktiviteteve zyrtare të volejbollit”, – shkruan njoftimi i FSHV-së.

“Brenda ditës së sotme do t’u komunikohet klubeve e shoqatave vendimi i Komitetit Ekzekutiv të FSHV-së, si dhe informacioni e protokolli mbi mënyrën sesi do të veprohet me masat anti-“COVID-19”, – vijon më tej ky njoftim, ndërsa në vijim pritet të mësohen edhe hollësitë. Në fakt, vonesa me disa ditë e vendimit për volejbollin teksa për basketbollin kishte ardhur ditë më parë, është disi e çuditshme nga ana e autoriteteve shëndetësore, teksa bëhej fjalë për të njëjtat mjedise loje.

Të fundit

Makina 670,000 euro i ministres “përçan” Turqinë

Ministrja e Familjes dhe Shërbimeve Sociale të Turqi, Mahinur Özdemir Göktaş, e vetmja grua dhe anëtarja më e re...

Hansi Flick do të bëjë një ndryshim të madh te Barcelona

Robert Lewandowski me shumë mundësi do luajë sezonin e fundit me Barcelonën dhe do largohet verën e ardhshme. Polaku mungoi ndeshjen e parë të...

Britania e Madhe: Gati të dërgojmë trupa për Ukrainën

Mbretëria e Bashkuar ka shprehur gatishmërinë për të dërguar trupa dhe për të mbrojtur hapësirën ajrore dhe protet e Ukrainës. Britania e Madhe thekson se...

Digjen katër automjete të ushtrisë gjermane, zjarr i qëllimshëm

Katër automjete të parkuara të ushtrisë gjermane u dogjën plotësisht në orët e para të së martës në Kassel. Sipas hetimeve të deritanishme të policisë...

U helmuan nga ushqimi, shënohet viktima e dytë në Itali

Një ngjarje tragjedi është regjistruar në qytetin italian të Cagliarit, ku kanë mbetur dy viktima pas helmimit në një festiva. Helmimi ushqimor ndodhi gjatë festivalit...

Lajme të tjera

Web TV