“Qentë le të vazhdojnë të lehin, shkolla do të ecë përpara”/ Rama dhe Veliaj inspektojnë “Sami Frashërin” dhe “Murat Toptanin”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Qentë le të vazhdojnë të lehin, shkolla do të ecë përpara”/ Rama dhe Veliaj inspektojnë shkollat “Sami Frashëri” dhe “Murat Toptani”
Kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj kanë inspektuar shkollat ”Sami Frashëri” dhe Murat Toptani” që po rindërtohen pas tërmetit të 2019.

Veliaj ka premtuar sërish se shkollat do të jenë gati për vitin e ri shkollor pasardhës, me të gjitha pajisjet për nxënësit.

“Shkolla e re do të ketë edhe parashkollorin e integruar, çka nuk e ka pasur me përpara. Do të shtrohet rruga me asphalt, për të urbanizuar gjithë zonën. Shkolla do të ketë mbaruar deri në fund të marsit, prandaj po mundohemi të kapim një pjesë të këtij semestri, që nxënësit t’i rikthejmë në shkollën e re. Në shtator do të jetë gati me të gjitha pajisjet, për vitin e ri shkollor”, u shpreh Veliaj.

Gjatë inspektimit të gjimnazit “Sami Frashëri”, kryebashkiaku shpjegoi se godina do të jetë dyfish më e madhe se e para. Kryeministri Rama vlerësoi punën e bërë në të dyja shkollat, duke vënë theksin te rritja e vlerës së pronës.

“Qentë le të vazhdojnë të lehin, por shkolla do të ecë përpara. Rëndësi ka që kjo energji e re positive, që sjell projekti në këtë zonë, të sjellë një vlerë të shtuar edhe për fëmijët, edhe për prindërit. Çdo ndërhyrje e kësaj natyre, si te Bulevardi “Zogu I” apo në çdo zonë zonë tjetër, i rrit vlerën pronës”, tha Rama

Të fundit

Sfida më e madhe e njerëzimit, sipas Papa Leonit XIV

Në fjalimin e tij të parë para kolegjit të kardinalëve, Papa Leoni XIV e cilësoi inteligjencën artificiale si sfidën...

Me tren në Kiev/ Liderët europianë dhe Trump njëzëri: Të ndalet lufta!

Liderët europianë, Ukraina dhe Shtetet e Bashkuara bënë thirrje për një armëpushim 30-ditor pa kushte, duke filluar nga dita e hënë. Keir Starmer i Britanisë...

Qindra tërmete në ditë, vullkani nënujor gati të shpërthejë

Një nga vullkanet më aktivë nënujorë në botë, Axial Seamount, i vendosur rreth 400 kilometra larg bregut të Oregonit dhe 1.4 kilometra nën sipërfaqen...

Korrupsion aktiv në zgjedhje/ SPAK dhe policia e Kukësit shpallin në kërkim 2 persona

Policia në Kukës ka shpallur në kërkim 2 persona, pasi akuzohen për korrupsion aktiv në zgjedhje. Strukturat e posaçme për hetimin e krimeve zgjedhore në Drejtorinë...

Zgjedhjet e 11 majit/ Berisha denoncon: Në Shkozet po shpërndahen zarfe nëpër banesa

Një ditë para zgjedhjeve të 11 majt, nuk mungojnë denoncimet nga partitë politike. Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka denoncuar një rast të...

Lajme të tjera

Web TV