Ministri Bledi Çuçi ndan lajmin e trishtë: Ndahet nga jeta gazetari i njohur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një lajm i trishtë ka ardhur mëngjesin e sotëm nga qyteti i Gjirokastrës. Ka ndërruar jetë profesori dhe gazetari i njohur sportiv Sokrat Papadhopuli.

Lidhur me këtë ngjarje të rëndë ka reaguar ministri Bledi Çuçi.

“I trishtë lajmi për ndarjen nga jeta të Sokrat Papadhopullit, personalitetit që la gjurmë të patjetërsueshme në Gjirokastër, Dropull e mbarë vendin, me kontributin e tij të çmueshëm në arsim, sport e publicistikë. Ikja e një intelektuali si ai krijon një boshllëk të madh jo vetëm te familja, por edhe në jetën publike të vendit tonë e sidomos në radhët e minoritetit grek në Shqipëri.

Ndonëse është vlerësuar me shumë çmime ndër vite, Sokrati shquhej për një modesti të admirueshme që sot e gjen rrallë e më rrallë. Mbase edhe prej kësaj modestie kishte arritur të fitonte respektin e të gjithë atyre, që në mos e kishin e takuar, së paku patën lexuar diçka prej tij në gazetë apo në botime të tjera ose e kishin dëgjuar teksa komentonte ndeshjet e futbollit. I shpreh ngushëllimet e mia familjes Papadhopulli, të afërmve dhe miqve të tij. I lehtë i qoftë dhéu!”, shkruan Çuçi.

Të fundit

Balluku inspekton punimet në aksin Thumanë-Kashar: Po punohet me ritme të shpejta

Janë drejt përfundimit punimet për ndërtimin e aksit rrugor Thumanë – Kashar, ndersa 30 qershori është dita kur parashikohet...

Konflikt i çastit apo hakmarrje?/ Pistat ku po heton policia mbi ngjarjen në Fier

Të dhëna të reja në lidhje me vrasjen e efektivit të Shqiponjave në fshatin Nbaltëz në Fier. Viktima dhe babai i tij janë punonjës policie...

Kryeministri grek mbërrin në Ankara për tu takuar me Erdogan

Kryeministri Kyriakos Mitsotakis ka mbërritur pak minuta më parë në Ankara për takimin me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan. Kryeministri grek është pritur...

Cilat janë degët që kanë pësuar rënie të kërkesave për regjistrim dhe cilat rritje

Ndjekja e studimeve të larta po strukturohet me nevojat e tregut global të punës, teksa shihet një prirje në rritje për degët e mjekësisë...

Vrasja e efektivit të Shqiponjave në Fier, zbulohet identiteti i autorit

Zbulohet identiteti i autorit i vrasjes së efektivit të Shqiponjave në Fier. Bëhet fjalë për shtetasin Asllan Mernica i njohur edhe si Azgan Mernica. Autori...

Lajme të tjera

Web TV