“Hashim Thaçi, UÇK”/ Albin Kurti pritet me brohorima e fyerje nga të rinjtë

14 shkurti po afron, e për këtë arsye partitë politike në Kosovë kanë nisur takimet elektorale në terren. Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, është pritur me protesta gjatë vizitës së tij në Skënderaj.

 

Qindra të rinj kanë dalë në rrugë e kanë nisur të brohorasin emrin e ish-presidentit Hashim Thaçi dhe UÇK-së. Irritimi i qytetarëve sipas mediave kosovare ka ardhur nga fakti se Kurti gjatë kësaj vizite është shoqëruar nga një numër i madh i pjesëtarëve të Njësisë Speciale.

 

Kujtojmë se Gjykata Supreme e ka ndaluar kandidimin për deputet të Albin Kurtit. Megjithatë ky fakt nuk e ndalon atë që të rivendoset kryeministër i vendit, nëse partia e tij shpallet fituese.