Fillon sot fushata për zgjedhjet e parakohshme të 14 shkurtit në Kosovë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Fushata për zgjedhjet e parakohshme 2021 në Republikën e Kosovës fillon sot zyrtarisht dhe do të vazhdojë deri më 12 shkurt.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka certifikuar listën përfundimtare të votuesve, ku në zgjedhjet e 14 shkurtit të drejtë vote kanë 1,794,862 qytetarë.

Në këto zgjedhje janë 143.006 votues më pak sesa në zgjedhjet e 6 tetorit 2019 dhe kjo ka ndodhur pasi që është bërë pastrimi i listave nga personat e vdekur dhe nga ata me dokumente të UNMIK-ut.

Në listë janë mbi 102 mijë votues nga diaspora, që janë verifikuar gjatë ditëve të kaluara.

Qytetarët që kanë arritur të regjistrohen suksesshëm si votues jashtë vendit, pasi kanë plotësuar kriteret ligjore, do të mund të votojnë përmes postës duke filluar nga data 2 deri më 12 shkurt për zgjedhjet e parakohshme të 14 shkurtit.

Ndërkaq, identifikimi i personave të cilët janë të infektuar me koronavirus do të fillojë sot më 2 shkurt nga KQZ-ja dhe do të zgjasë deri më 11 shkurt. KQZ-ja do të dërgojë ekipe mobile te personat të cilët shprehin vullnetin për të votuar nëpër adresat e tyre.

Për procesin zgjedhor tashmë janë angazhuar Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Këshilli Gjyqësor i Kosovës, Prokuroria, Policia e Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.

Të fundit

Për mustaqet e Kujtimit!

Nga Ylli Pata Si Jenisheri, ashtu si Gjuzi, janë personazhe margjinalë të opozitës, dhe vetë doktori nuk i ka afruar...

Parashikimi i motit/ Reshje shiu, rrebeshe dhe erë e fortë në disa zona të vendit

Orët e para të mëngjesit e kanë gjetur vendin të përfshirë nga një sistem i dendur vranësirash, i cili po sjell reshje shiu fillimisht në...

11 Mars 2004: Terrori në Madrid, 10 bomba shkatërruan 4 trena me njerëz

Nga Leonard Veizi   Pamjet ishin të tmerrshme. Gjak ngado, trupa të coptuar dhe këpucë e copa veshjesh të hedhura mbi shina e në platformë. Dhe...

Trump na dha një pjesë të mendjes së tij

Nga Gail Collins & Bret Stephens   Bret Stephens: Hola, Gail. ¿Qué opinas sobre la insistencia de Donald Trump en que el inglés sea nuestro idioma...

Sot seanca në Apelin e GJKKO-së për Erion Veliajn

Pas një muaji në qeli, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, del sot para Apelit të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar...

Lajme të tjera

Web TV