Katër vite pa kolosin e letrave shqipe / Veliaj: Së shpejti shtëpi muze për Dritëro Agollin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dritëro Agolli, kolosi i letrave shqipe mbylli sytë më 3 shkurt 2017 në moshën 86-vjeçare. Shkrimtar, publicist, gazetar dhe politikan që ka lënë pas një trashëgimi të pasur kulturore për vendin.

Katër vite pas humbjes së tij, shtëpia e të madhit Dritëro do të kthehet në muze. Lajmi është bërë i ditur nga kryetari i Bashkisë Erion Veliaj, i cili shprehet se gjithçka është në rrugë të mbarë për të hapur muze shtëpinë e tij në “Rrugën e Dibrës”, ku jetoi e shkroi veprat e paarritshme.

Presidenti Ilir Meta shprehet se “Dritëroi ynë i madh dhe i paharruar dritëron përjetë në çdo varg, libër, mesazh e këshillë të mençur, që na la trashëgim të gjithëve”.

“Me rrënjët e thella në popull, shprehës i fuqishëm i shpirtit të shqiptarit të thjeshtë, të ndershëm, punëtor e patriot, Dritëroi do të jetë gjithmonë pranë nesh me idetë e tij të vyera në letërsi, art dhe politikë. Shumë mall për ty mik i shtrenjtë, që na mungon kaq shumë”, shprehet Meta.

Edhe vajza e tij, Elona, përmes një postimi në rrjetet sociale bën të ditur lajmin.

“Më 28 Janar 1974, babit iu dha e drejta e strehimit në Pallatin 85, të Rrugës së Dibrës (e quajtur atëherë Rruga “Bajram Curri”). Derisa mbylli sytë jetoi në këtë apartament. Tanimë, do të kthehet në shtëpi muze”, shkruan Elona Agolli.

Të fundit

Një aktor shqiptar në serialin “Ertugrul”, si u gjend Nelson Sejdija në produksionin turk

Seriali “Ertugrul” në Tv Klan ka rezultuar një sukses i vërtetë, me rekorde audience në çdo episod. Por ajo...

Egjipti i lashtë, një fabrikë në shkretëtirë ku nxirrej dhe punohej ari

Pas dy vitesh hetime të përpikta arkeologjike, Ministria egjiptiane e Turizmit dhe Antikiteteve ka zbuluar një qytet të lashtë ari, mbi tre mijë vjet të...

Video unike/ Brenda strehës së ariut polar më këlyshët e porsalindur

Këlyshët e ariut polar lindin brenda folesë dhe ushqehen me gji për muaj të tërë përpara se të dalin në ajrin e ngrirë të...

1 në 6 persona humbin jetën në Europë përpara moshës 70 vjeç

E njohur për një nga sistemet më të forta shëndetësorë, Evropa është në rënie në një sërë treguesish duke nisur nga ai për fëmijët,...

“I dashur Zelensky, ti nuk je vetëm!”/ Europa reagon pas përplasjes me Trump

Shtete të ndryshme të Europës kanë reaguar pas takimit me tone të ashpra të kësaj pasdite midis Volodymyr Zelenskyy dhe Donald Trump në Shtëpinë...

Lajme të tjera

Web TV