“Më kapi me thonj nga brinjët e më ngriti në peshë”/ 16-vjeçari denoncon babanë pas dhunës barbare

Një 53-vjeçar ka përfunduar në gjyq, pas denoncimit që djali i tij i mitur ka bërë si pasojë e dhunës që është ushtruar ndaj tij. Shtetasi L. N., është gjykuar nën akuzën e “keqtrajtimit të të miturve”, ku në përfundim të gjykimit është dënuar me 3 muaj burg. Ngjarja ka ndodhur në Kamëz, ndërsa familja në fjalë janë me origjinë nga Puka. 16-vjeçari E. N., iu drejtua komisariatit nr.5., në muajin qershor të vitit 2020.

Ai ka kallëzuar babanë e tij, shtetasin L. N., për ushtrimin e dhunës psikologjike dhe fizike ndaj tij në mënyrë të vazhdueshme. Shkak i ushtrimit të dhunës është përdorimi i pijeve alkolike nga ana e babait të tij, dhe për këtë fakt kallëzuesi është pajisur dhe me urdhër të menjëhershëm mbrojtje me vendimin Nr. 8596 datë 05.05.2020 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Episodi i datës 19.06.2020 ka qenë për shkaqe banale dhe kallëzuesi pretendon se babai i tij e ka kapur me thonj tek pjesa e brinjëve dhe e ka ngritur në peshë, lart. Më tej ai ka vijuar fjalë kërcënuese në drejtim të fëmijëve. Pas marrjes së kallëzimit nga ana e policisë gjyqësore është mbajtur procesverbal i kqyrjes fizike të shtetasit Ervis Nimani ku nga këqyrja u konstatuan shenja tek pjesa e brinjëve të anës së majtë, u konstatuan shenja gërvishtjeje dhe mavijosjeje në madhësinë 10 cm me 5 cm.

Në vendimin e Gjykatës së Tiranë, i siguruar nga MCN TV, thuhet se, i pyetur si person ndaj të cilit zhvillohen hetime, i arrestuari L. N., pranon që ka ndodhur ky konflikt por iniciatori ka qenë djali i tij dhe L., ka ndërmarrë veprimin e mësipërm për ta larguar djalin nga vetja.

Lexo edhe :  Zbulohet klienti italian që ‘i bëri gropën’ avokatit Besart Logu për 8 mijë euro

Ndërkohë, edhe pse ka patur shenja dhune të dukshme, ato nuk janë klasifikuar në vepër penale, pasi janë klasifikuar si shenja të shkaktuar në rrahje. “Është urdhëruar kryerja e ekspertimit mjeko ligjor për dëmtimet e kallëzuesit, të miturit E. N., ku nga administrimi në dosje i katit të ekspertimit mjeko ligjor Nr. 529 datë 29.06.2020, ka rezultuar se dëmtimet e shtetasit E. N., hyjnë në kategorinë e dëmtimeve të parëndësishme, të rrahjeve”, thuhet në vendim.

Për këtë, dhunuesi i fëmijës, shtetasi L. N., është marrë i pandehur vetëm për akuzën e “keqtrajtimit të të miturit”. Gjatë shqyrtimit gjyqësor, 53-vjeçari është shprehur se situatat e dhunës kanë ndodhur si pasojë e vështirësive ekonomike që familja e tij ndodhet. Për këtë, si është shprehur se nuk do të ndodhë më.

Në përfundim, gjykata ka vendosur ta dënojë për këtë vepër penale më 3 muaj burg. Si pasojë e gjykimit të shkurtuar, i pandehuri L. M., është dënuar përfundimisht me dy muaj burg.