Italia vaksinon 1 milionë banorë, javën e ardhshme nis imunizimi i nën 55 vjeçarëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shtatë milionë italianë mund të vaksinohen plotësisht për koronavirusin deri në fund të marsit, nëse furnizimi me vaksina vijon normalisht.

Komisioneri i posaçëm i qeverisë, Domenico Arcuri, tha se 249.600 dozat e para të vaksinës së AstraZeneca-s vijnë të shtunën dhe do të fillojë administrimi i tyre nga java e ardhshme tek njerëzit deri në 55 vjec. Dozat e Pfizer dhe Modernës do të administrohen në mënyrë paralele tek ata mbi 80 vjec dhe tek të ekspozuarit ndaj rrezikut, si punonjësit e shëndetësisë.

Ndërkohë, numri i italianëve të vaksinuar tërësisht arriti 1 milionë të premten. “Ne kemi 1 milionë njerëz që kanë marrë dozën e parë dhe të dytë të vaksinës duke u renditur edhe para Gjermanisë, me 756 mijë. I pyetur për problemet në furnizimin e vaksinave, komisioneri tha se ai priste që BE dhe prodhuesit e vaksinave të binin dakord për propozimin për të transferuar një pjesë të prodhimit në fabrika lokale për të shtuar kapacitetin. Ne besojmë se italia ka burimet e nevojshme për të kontribuar për një rritje prodhimi – shtoi ai.

Arcuri shtoi se numri mesatar ditor i dozave të administruara ka shkuar në 83 mijë në ditë pasi u përgjysmua në dy javët e shkuara të janarit. Për sa i takon vaksinës së AstraZeneca-s, që rekomandohet për përdorim tek njerëzit deri në 55 vjec, ai tha se beson se testimet e mëtejshme do të mundësojnë edhe përdorimin e saj në një pjesë më të gjerë të popullatës.

Të fundit

Ekipet shqiptare në Europë: Egnatia dominon, fiton edhe Drita e Kosovës

Egnatia fitoi sot 1-0 në nisjen e rrugëtimit të saj në UEFA Champions League. Kampionët e Shqipërisë u përballën...

“Arrestuat ketrin, jo klientët e Epstein”/ Elon Musk shpërthen kundër Trump

Elon Musk ka ndezur një valë të re polemikash pas një postimi të ashpër dhe ironik në platformën e tij X (ish-Twitter), ku sulmoi...

Merkato, Igli Tare po ndjek dy emra në kampionatin anglez

Milan synon të përforcohet jo vetëm në mesfushë këtë merkato ku po ndiqen emra si Granit Xhaka, Ardon Jashari, Javi Guerra e ndonjë tjetër,...

“Salianji është kurban i Berishës, ai është i përdorur”

Pas 9 muaj e gjysmë në burgun e Fierit ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji i cili u dënua për kallëzim të rremë, si...

Ardian Ismaji ndryshon ekip, zyrtarizohet te Torino!

Futbollisti nga Kosova që luan për kombëtaren e Shqipërisë, Ardian Ismajli është bërë me skuadër të re. Mbrojtësi shqiptar është prezantuar te skuadra e...

Lajme të tjera

Web TV