Shkatërrohet banda e drogës në Korçë, gjithsej në pranga 12 persona

Është finalizuar operacioni i koduar “Piramida” në Korçë, ku është bërë i mundur arrestimi i 7 anëtarëve të një grupi kriminal të trafikut të drogës.

Sipas burimeve, pas dy operacioneve të tjera të organizuara më herët janë arrestuar edhe 5 pjesëtarë të tjerë të këtij grupi, duke e çuar në 12 numrin në total të të prangosurve.

7 të arrestuarit sot

1-Ahmetion Myslimi, 23 vjeç, banues në Çiflig, Korçë (në rolin e transportuesit).

2-Mariglen Arapi, 32 vjeç, banues në Pojan, Maliq (në rolin e transportuesit).

3-Mario Tanellari, 37 vjeç, banues në Moravë, Korçë (i dënuar më parë për prodhim dhe shitje narkotikësh, në rolin e organizatorit të grupit).

4-Xheljan Ajdini, 28 vjeç, banues në Korçë (në rolin e poseduesit).

5-Elvi Tahiri, 39 vjeç, banues në Korçë (me precedent të mëparshëm penal në fushën e krimeve kundër jetës, subjekt i OFL-së për të deklaruar pasurinë, në rolin e poseduesit).

6-Niko Janko, 53 vjeç, banues në Moravë, Korçë (në rolin e poseduesit).

7-Mikail Mejdi, 33 vjeç, banues në Borovë, Kolonjë (në rolin e poseduesit).

5 të arrestuar më parë:

8-Redin Naçi

9-Ismail Matja

10-Artur Bezo

11- Aleks Qiqi

12-Sergi Xhaferi

Në cilësinë e provës materiale në ngjarjet e mësipërme u sekuestruan në total 23 kg e 600 gr sasi e dyshuar narkotike kanabis; 6 gr lëndë e dyshuar narkotike kokainë; 1 armë gjahu teke; 7 automjete; 16 celularë; sasi në lek dhe euro.