Kryeministri Edi Rama gjatë një bashkëbisedimi me qytetarë të Gjirokastrës, është ndalur dhe tek një projekt për Përmetin, ku ka shprehur interes Princi i Kurorës së Emirateve të Bashkuara.
Ai theksoi se ata u impresionuan nga qyteti dhe sjellja e qytetarëve, ku iu dukën të urtë.
“Lidhur me planin që po zbatohet për integrimin e të gjitha hapësirave me potencial të madh turistik me perimetrin mes Gjirokastrës, Përmetit, Vlorës, Himarës përmes Tepelenës. Investimet që kemi bërë kanë qenë dhe janë investime që synojnë të zhvillojnë burimet e Energjisë për turizmin për energjinë e zhvillimit. Siç vepron agrikultura duke prekur në pika të caktuara nervat e të gjithë organizmit. Koncepti është i adoptuar nga urbanistët dhe i adoptuar në teoritë e zhvillimit urban.
Duke lidhur Tepelenën me të gjithë Labërinë e Sipërme dhe poshtë me bregdetin e Himarës ne krijojmë një mundësi të re, për të gjeneruar shumë lëvizje dhe të ardhura. Është dhe pjesa e rrugës kombëtare është dhe pjesa e lidhjes së Përmetit me Ersekën është dhe aksi i shumë pritur i Kardhiqit. Këto bëjnë që njerëzit të kenë tundim për të shkuar në pikat e tjera. Vend që ke detin, malin, historinë, traditat e mikpritjes, ke peizazhe natyrore të ndryshme. Kjo do të shihet shumë shpejt.
Pa diskutim që do të ketë një rritje të padiskutueshme të vizitorëve nga Shqipëria që do shkojnë në breg dhe do ngjiten larg ose e kundërta. Është 40 minuta nga Himara. Grupi i ngarkuar nga princi i kurorës për këtë investim ka shprehur interes për të investuar në Përmet. Lidhet me disa faktorë. Kanë bërë një studim të rajoneve të vendit dhe sipas tyre Përmeti është një vend me potencial më të madh të turizmit nga dekada e ardhshme, sipas tyre ka disa karakteristika të veçanta, që nga lumi poshtë deri te pyjet e mrekullueshme lart. Ne themi dhe besojmë se harmonia midis feve është e njëjtë por ata e kanë parë Përmetin, se thonë se “është shumë tërheqëse për mentalitetin tonë”, kanë bërë vizita këtu, i kam shoqëruar unë në verë.
Kanë bërë vizitë vetë, kanë çuar ekspertë. I ka bërë përshtypje kjo pjesë, që ka qetësi në bashkëjetesën mes njerëzve, që nuk ka problem në aspektin social. Kur flasin ata ju do të çuditeshin nga pasioni që flasin. Nuk bëhet fjalë për të bërë investime që cënojnë peizazhin apo natyrën, duan të investojnë në struktura fermash, ku njerëzit të mund të vijnë të jenë në një zonë rurale dhe të ndërtojnë shtëpi, vila ndonjë hotel të vogël, por të gjitha të lidhura me fermën dhe kultivimin, paketës bujqësore të zonës dhe të gatimit. Duan të fusin dhe shfrytëzimin e prodhimeve e artizanëve, ushqimore, është projekt i bukur kur e dëgjon, janë shumë të vendosur për këtë.
Ata duan të shikojnë terrenin, bëhet fjalë për investime shumë të mëdha, duan të shikojnë si do jenë procesin, a do të ketë pengesa. A do shikojnë sa impakt do të ketë kjo. Në momentin kur projekti i Durrësit të hyjë në një fazë që ata ta kuptojnë vendin, Përmeti do e këtë radhën. Ata e konsiderojnë zonën si për pushime, ju e dini ata arabët bëjnë shumë pushime se kanë naftë shumë. Mbase u zgjata shumë por kjo është perspektiva për Përmetin. Ishte shumë të qeshur se i bëmë një tur dhe kur vajtëm në Përmet thanë “ramë rehat se njerëzi ishin të urtë”, tha Rama.