Balla në Elbasan: PS, e vetmja parti politike që gruas i ka dhënë vendin dhe dinjitetin që meriton

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Partia socialiste është e vetmja parti politike në Shqipëri që gruas i ka dhënë vendin dhe dinjitetin që meriton.

Në krahasim me vitin 2013 është rritur me 30%  numri i grave sipërmarrëse dhe drejtuese në ndërmarrje; përfaqësimi i grave në parlament arriti 29% dhe 36% në këshilla bashkiakë.

Gjatë një takimi me gra sipërmarrëse të Elbasanit Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla tha se “pas zerimit të TVSH-së dhe Tatim Fitimit, gratë sipërmarrëse sot janë më të sigurta në bizneset e tyre dhe punojnë për të rritur mirëqenien e familjes e padyshim për të rritur punësimin”.

Balla shtoi më tej se në vitin 2013 ku mori pushtetin PS gjeti një sistem pensionesh drejt falimentimit dhe u desh shumë punë për ta çuar në shinat e duhura.

E megjithatë, shtoi Sekretari i Përgjithshëm i PS, pavarësisht edhe vitit të vështirë, Qeveria Shqiptare arriti të indeksojë pensionet.
Duke përmendur të gjithë sektorët ku transformimi ka qenë i jashtëzakonshëm si në shëndetësi, arsim, mjedis etj Balla u ndal tek çështja kryesore, punësimi.

“Gjëja më e rëndësishme që duhet të bëjmë është të nxisim punësimin. Por jam krenar sot që numri i sipërmarrjeve që punësojnë gra e vajza në Elbasan është tre herë më i madh; për nga numri i të punësuarve është 5 herë më i madh.

Të gjithë e dimë që në 2013 në Elbasan ishte vetëm një ndërmarrje punësuese, Kurumi që punësonte vetëm burra.”, tha Balla.

Gjithashtu Balla shtoi më tej se puna për Elbasanin do të vijojë dhe qyteti i kulturës dhe dijes do të vazhdojë të mbajë dinjitetin që meriton.

 

Të fundit

Ekipet shqiptare në Europë: Egnatia dominon, fiton edhe Drita e Kosovës

Egnatia fitoi sot 1-0 në nisjen e rrugëtimit të saj në UEFA Champions League. Kampionët e Shqipërisë u përballën...

“Arrestuat ketrin, jo klientët e Epstein”/ Elon Musk shpërthen kundër Trump

Elon Musk ka ndezur një valë të re polemikash pas një postimi të ashpër dhe ironik në platformën e tij X (ish-Twitter), ku sulmoi...

Merkato, Igli Tare po ndjek dy emra në kampionatin anglez

Milan synon të përforcohet jo vetëm në mesfushë këtë merkato ku po ndiqen emra si Granit Xhaka, Ardon Jashari, Javi Guerra e ndonjë tjetër,...

“Salianji është kurban i Berishës, ai është i përdorur”

Pas 9 muaj e gjysmë në burgun e Fierit ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji i cili u dënua për kallëzim të rremë, si...

Ardian Ismaji ndryshon ekip, zyrtarizohet te Torino!

Futbollisti nga Kosova që luan për kombëtaren e Shqipërisë, Ardian Ismajli është bërë me skuadër të re. Mbrojtësi shqiptar është prezantuar te skuadra e...

Lajme të tjera

Web TV