U gjobit nga KQZ, Veliaj: Do ta apeloj! Kush shton 5 vila do të bëhet kryeministër, kush bën 5 shtëpi në ditë gjobitet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka gjobitur sot kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj, me 825 mijë lekë të vjetra, lidhur me aktivitetet e tij politike.

Ndërkaq, në një intervistë për Neës24, Veliaj tha se kjo është një anomali dhe se do ta apel vendimin brenda 5 ditëve.

Ai tha se është e turpshme që dikush që shton 5 vila në kohë pandemie (Basha) kërkon të bëhet kryeministër ndërsa kush ndërton 5 shtëpi për të futur njerëzit brenda gjobitet. Veliaj nuk la pa thumbuar as ish-deputeten e PD, Grida Duma.

Veliaj: E kuptoj që opozita do të futet në lojë, e kuptoj pozicionin e Celibashit. Ata janë në rol, ne jemi në rol, duhet të bëhen babysitter të kapin topin me dorë. Po ju kujtoj që politika është për të rritur jo për fëmijë. Dikush që shtoi 5 vila në pandemi kandidon për kryeministër, dhe dikush që bën 5 shtëpi çdo ditë për ata që kanë nevojë, gjobitet. Kjo është një anomali që sigurisht do marrë përgjigje. Kjo nuk është një gjobë për masat anti-covid, por një gjobë se pse njerëzit nuk rrinë në çadra, por futen në shtëpi. Kjo lloj gjobe është e kësaj natyre. Nuk është gjobë shëndetësie, por pse i futëm njerëzit në shtëpi dhe nuk i lamë në çadra që Luli me Monën të gjejnë shesh për të bërë përshesh. Do ta apeloj vendimin, kam 5 ditë kohë. Por nuk është ky apeli im, është apeli moral që kush shton vilat dhe kush e shet shtëpinë 5 herë është i mirë ndërsa kush bën shtëpi për të futur të tjerët brenda gjobitet. Unë nuk jam rritur me këto vlera. Jam rritur me vlerat ndihmo fukarain, dhe ai që ka plot lëre se ka kush e mbron.

Lexo edhe :  Rama mbledh kryebashkiakët në Durrës, fokus në problematikat e sezonit turistik

Gjobat për Erion Veliajn:

-750 mijë lekë për shkelje të rregullave për aktivitetet e ndaluara

-35 mijë lekë për mos raportim të aktiviteteve

-40 mijë lekë për promovim të aktiviteteve të ndaluara

Të fundit

Çelet sezoni artistik në Elbasan, instrumentistët sjellin vepra botërore

Në Elbasan është çelur sezoni artistik veror me koncertin “Virtuozët”, një aktivitet që solli në skenë instrumentistë të talentuar...

Dy lojtarë dalin kundër Barcelonës: Nuk duam të largohemi!

Barcelona duhet të sigurojë të ardhura këtë verë, me qëllim që të jetë në gjendje të regjistrojë transferimet e reja. Lojtari i vetëm i...

Ministri i Izraelit: E sulmojmë përsëri Iranin, ne s’kemi frikë

Ministri i Jashtëm i Izraelit, Eli Cohen, ka dhënë një paralajmërim të drejtpërdrejtë ndaj Iranit lidhur me programin e tij bërthamor. Në një intervistë për...

Medikamente kontrabandë, nën akuzë pronarët e farmacive! Ilaçet u futën nga Greqia?

Pronarët e dy farmacive në Korçë janë marrë nën hetim nga Policia nën dyshimin e kontrabandës së medikamenteve nga Greqia. Kontrolli i ushtruar në mënyrë...

Zyrtari i PD: Oligarkët do kapin Thethin përmes ‘Paketës së Maleve’

Zyrtari i Partisë Demokratike, Dorian Teliti zbuloi sot, sipas pretendimeve të tij, prapaskenat e aksionit të ndërmarrë nga IKMT, me urdhër të kryeministrit Edi...

Lajme të tjera

Web TV