Volejboll, FSHV zyrtarizon kalendarët e kampionateve, gjithçka gati për nisjen në fundjavë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas konsultimeve me klubet, janë fiksuar edhe datat e të gjitha niveleve. Volejbolli shqiptar nuk ka humbur kohë dhe, menjëherë sapo ka marrë “dritën jeshile” nga autoritetet shëndetësore në vend për kthimin në parket, ka përvijuar edhe rrugëtimin e sezonit të ri. Vetëm 24 orë pasi ka marrë miratimin për rikthimin në parket, në ditën e parë të shkurtit, volejbolli shqiptar vijoi të shpallte edhe kalendarët përkatës.
Nëpërmjet një shkrese të nënshkruar nga Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Volejbollit, u njoftua të gjitha shoqatat dhe klubet anëtare të saj se kampionatet e kupat për sezonin sportiv 2020-2021, do te fillojnë në datat 13 dhe 14 shkurt 2021. Dhe pasi ishte lënë disa ditë kohë, organizmi që qeveris rrjetën në vend ka zyrtarizuar edhe kalendarët e të 6 niveleve të Kampionatit Kombëtar.
Siç dihet, ky do të jetë një sezoni i ngjeshur, që nis në mes të shkurtit, duhet të mbyllet brenda 10-ditëshit të dytë të prillit, për të rriturit, ndërsa për moshat vazhdon deri në maj. Kështu, tek meshkujt, grupi A do të ketë 5 skuadra, ndërsa grupi B do të ketë 4 skuadra, që do të ndeshen me njëra-tjetrën me sistem vajtje-ardhje dhe dy të parat e renditjes së çdo grupi do të shkojnë më pas në gjysmëfinale, që do të zhvillohen me 3 takime, ndërsa finalja do të luhet me 5 takime.
E njëjta formulë do të zbatohet edhe tek femrat, ku të dy grupet do të kenë nga 6 skuadra. Ndërkaq, Kupa e Shqipërisë, si për meshkuj, ashtu edhe për femra, do të luhet duke u mbështetur mbi bazën e renditjes së fazës së parë të kampionatit, me dy të parat e çdo grupi që ndeshen me njëra-tjetrën të kryqëzuar në gjysmëfinale më 10 mars, ndërsa finalja luhet më 14 mars.
Ndërkohë, Federata Shqiptare e Volejbollit ka sqaruar edhe formulën, por edhe ka zyrtarizuar kalendarët për kampionatet e tjera të moshave, përkatësisht atë të grupmoshës së Nën-21-vjeçarëve dhe Nën-19-vjeçarëve për meshkuj dhe të grupmoshës së Nën-20-vjeçareve dhe Nën-18-vjeçarëve për femra, por edhe formulën e Kupës “Rinia” që është ekuivalente e Kupës së Shqipërisë për këto grupmosha.

Të fundit

Rama thirrje të punësuarve: Mos e hani karamelen e marrjes së rrogës në dorë

Nga takimi me fermerët në Cërrik për mbështetjen e deritanishme përmes skemave mbështetëse, kryeministri Edi Rama foli edhe për...

Vera takon dimrin, temperaturat lëvizin deri në 10°C brenda ditës

Nëse të mërkurën  nxorrëm nga garderoba  bluzat me mëngë të shkurtëra  të premten duhet të rikthejmë xhaketat. Brenda tre ditësh  do të përjetojmë verën dhe ...

Gazetari komenton dasmën e BBV: Nuk do zgjasë, Egli ia ka nxirë jetën çdo mashkulli

Së fundmi në rrjet është komentuar martesa e çiftit të “BBVA4” Egli Tako dhe Gjestit, e cila u zhvillua brenda shtëpisë së Big Brother...

Izolohen në qeli 10 nga 40 emigrantët e Gjadrit; shkaktuan kaosin në kamp

Autoritetet kanë izoluar në qelitë e ndërtuara enkas 10 nga 40 emigrantët e akomoduar në kampin e Gjadrit, që tashmë funksionionon si një CPR,...

Punonjësi i Ministrisë u përplas nga një makinë në vijat e bardha, reagon ministri Hasani

Ministri i Punëve të Jashtme, Igli Hasani, ka reguar pas aksidentit të ndodhur sot pranë kësaj ministrie, ku një punonjës po kalonte vijat e...

Lajme të tjera

Web TV