Infantino: Bota e futbolli qëndron me popullin e Izraelit dhe Palestinës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, u ka shkruar krerëve të federative të futbollit izraelit dhe palestinez, duke shprehur ngushëllimet e tij për luftën e tmerrshme që nisi javën e kaluar në një konflikt që ka marrë më shumë se 2700 jetë deri më tani.

Letra e Infantinos vjen pasi presidenti i UEFA-s, Ceferin i shkroi gjithashtu kreut të Federatës së Futbollit të Izraelit për të shprehur ngushëllimet e tij.

“Dëshiroj të shpreh ngushëllimet tona më të thella për Federatën e Futbollit të Izraelit dhe Federatën e Futbollit të Palestinës në dritën e dhunës së tmerrshme që ka ndodhur ditët e fundit”, shkroi Infantino.

“Është zemërthyese dhe tronditëse të shohësh një rajon, njerëzit e të cilit kanë njohur vuajtje kaq të thella për kaq shumë kohë, të vuajë edhe më shumë. Bota e futbollit qëndron fort në solidaritet me popullin e Izraelit dhe Palestinës dhe me të gjitha viktimat e pafajshme që kanë paguar një çmim të papërshkrueshëm.

FIFA i bashkohet thirrjes për një fund të menjëhershëm të armiqësive dhe për lehtësim të menjëhershëm nga vuajtjet e njerëzve të Izraelit dhe Palestinës. Sigurisht, ne e dimë se futbolli nuk mund të zgjidhë problemet e botës, por ai mund të luajë qëoftë edhe një rol të vogël për të sjellë një dritë shprese aty ku duket se ka vetëm errësirë përpara”, shtoi presidenti i FIFA-s, duke vënë në dukje se federate globale do të japë një ndihmë./I.S

Të fundit

Izolohen edhe tri vatra zjarresh në vend, priten ditë të nxehta

Forcat e Armatosura, në bashkëpunim me forcat e tjera operacionale në terren dhe me ndihmën e Mekanizmit Evropian të...

“Kush është besimtar, duhet të paguajë tatim”

Analisti Enver Robelli në “Off the Record” me Andrea Dangllin, në A2 CNN, hodhi tezën që në Shqipëri të paguhet tatim për fenë nga...

Reshje të dendura shiu dhe stuhi në Milano, një person humb jetën, dy të plagosur

Milano është përfshirë nga një mot i keq me reshje të dendura shiu dhe stuhi të forta, ndërsa disa vende përballen me temperatura të...

Netanyahu: Pas takimit me Trump, të arrijmë armëpushimin në Gaza

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, shpreson se takimi i tij i ardhshëm me homologun e tij amerikan, Donald Trump të ndihmojë në arritjen e...

Edi Rama sërish në zyrën e Ermal Dredhës, ç’pritet të ndodhë?

Paraditen e 3 korrikut kreu i qeverisë, Edi Rama, me bllok në dorë “zbarkoi” në Bashkinë e Vlorës ku dhe dha disa porosi dhe...

Lajme të tjera

Web TV