“Covid-19” ndryshon kalendarin e javës së 18-të, ndikohen dy takimet e mbrëmjes

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Teuta-Skënderbeu, të premten dhe Vllaznia-Apolonia, të shtunën, dy takimet e ndikuara. Ndryshimi i orarit të ri për lëvizjen e qytetarëve në kuadër të masave për mbrojtjen nga virusi “Covid-19”, ka bërë që të ndryshojë edhe orari i atyre ndeshjeve të futbollit që ishin planifikuar në mbrëmje.

Kështu, Federata Shqiptare e Futbollit është detyruar të ndryshojë kalendarin për ndeshjet e javës së 19-të të Kategorisë Superiore dhe, duke patur parasysh se nuk do të lejohet qarkullimi gjatë orarit 20:00-06:00 për periudhën 11 shkurt -25 shkurt, ndeshjet do të kenë orare të reja.

Gjithçka nis me takimin e së premtes, Teuta-Skënderbeu, e cila ishte planifikuar të luhej duke nisur nga ora 18:00, po është zhvendosur dhe do të luhet dy orë më herët, në ora 16:00. Ndërkohë, të gjitha sfidat e ditës së shtunë Tirana-Kukësi, Vllaznia-Apolonia, Bylis-Laçi dhe Kastrioti-Partizani do të luhen të gjitha në orën 14:00.
Tri prej këtyre takimeve nuk kanë ndryshim në kalendar, teksa ishin planifikuar më herët të luheshin duke nisur nga ora 14:00, ndërsa takimi që ndryshon orar është ai që do të luhet në Stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës, midis Vllaznisë dhe Apolonisë. Ky takim ishte planifikuar fillimisht të luhej duke nisur nga ora 17:00.

Mbetet për t’u parë sesi do të ndryshojnë kalendarët e javëve në vijim të futbollit shqiptar për shkak të masave për përballimin e epidemisë së virusit korona.

Kategoria Superiore
Java e 19-të

Të premten, 12 shkurt 2021:
Teuta – Skënderbeu (16:00)

Të enjten, 13 shkurt 2021:
Tirana – Kukësi (14:00)
Vllaznia – Apolonia (14:00)
Bylis – Laçi (14:00)
Kastrioti – Partizani (14:00)

Të fundit

Ilir Alimehmeti ankimon rezultatin e 11 majit, kërkon rinumërimin e votave në Tiranë

Kandidati i partisë Demokratike në zgjedhjet e 11 majit, Ilir Alimehmeti ka ankimuar rezultatin, duke kërkuar rinumërimin e votave...

“Në ’62 filluam të transmetonim”/ Dëshmia e rrallë e operatorit të parë të RTSH-së

Sa herë që kaloj në atë rrugë, kryesisht vitet e fundit, shoh me keqardhje rrënimin e asaj ndërtese. Disa persona që shesin sende të...

Investimet “lule mos me prek”/Bashkitë realizojnë vetëm 5% të programit vjetor në 3-mujor

Pavarësisht faktit se tre muajt e parë të 2025 vendi ishte i përfshirë në fushatë për zgjedhjet e përgjithshme dhe pushteti lokal u vu...

23 maj 1431/ Zhan d’Ark, djegia në turrën e druve e ktheu në mit

Përgatiti: Leonard Veizi Për të, dhe bëmat e saj ka libra pa fund. Figura e saj ka frymëzuar për shekuj jo vetëm patriotizmin francez, por...

Vranësira dhe orë me diell, si parashikohet moti për ditën e sotme!

Ditën e premte vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet kryesisht i kthjellët në pjesën më të madhe...

Lajme të tjera

Web TV