Identifikimi biometrik në 25 prill, KQZ firmos kontratën me kompaninë “Smartmatic”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

KQZ nënshkroi kontratën me kompaninë ‘Smartmatic International Holding B.V’ për identifikimin elektronik në zgjedhjet e 25 prillit! Mësohet se KQZ ka nënshkruar ditën e sotme kontratën, me këtë kompani e cila ka ofruar 2 mld lekë, pa TVSH, e që ishte e vetmja në garë.

“KQZ nënshkroi kontratën me kompaninë Smartmatic International Holding B.V për identifikimin elektronik. Pas nënshkrimit të kontratës fillon procesi përgatitor për implementimin e sistemit për identifikimin elektronik të zgjedhësve”, njofton KQZ.

Identifikimi elektronik është një proces që do të kryhet në të gjithë vendin, ndërkohë që votimi dhe numërimi elektronik në jo më shumë se 20% të zonave zgjedhore.

‘Smartmatic’, u themelua në idenë se teknologjia mund të ndihmojë në sigurimin e integritetit të zgjedhjeve, në vitin 2000. Që nga viti 2003 ‘Smartmatic’ ka dizajnuar dhe zbatuar me sukses teknologjitë e sigurta të votimit për komisionet zgjedhore në pesë kontinente në 25 vende, duke regjistruar sipas tyre më shumë se 5 miliardë vota me zero shkelje të sigurisë.

Duke përdorur teknologjitë më të fundit, ‘Smartmatic’ po bën votimin në internet dhe dorëzimin e votave në internet një realitet për të mundësuar votimin e sigurt në shtëpi dhe gjithashtu ofron mundësinë për të votuar edhe për personeli ushtarak, diplomatët dhe të tjerët që janë larg shtëpisë.

Ndërsa në zgjedhjet presidenciale të 2020 Sidney Powell avokat i Donald Trump lëshoi akuza për manipulim  votash dhe ndryshim e rezultatit përfundimtar nga kompania ‘Smartmatic’.

“Një nga tiparet më karakteristike (të softuerit) është aftësia e tij për të ndryshuar votat. Mund të vendosë dhe drejtojë një algoritëm që ka të ngjarë të përshkojë të gjithë vendin për të marrë një përqindje të caktuar të votave nga Presidenti Trump dhe për t’i kthyer ato te Presidenti Biden”.

Lexo edhe :  Zjarret në vend nën kontroll pas reshjeve, mbetet aktive vetëm një vatër në Skrapar

 

Të fundit

Tarifa e Trump për Shqipërinë? Eksportuesit: Mund të jetë një mundësi e artë

Nga data 7 gusht, çdo produkt që prodhohet në vendin tonë dhe eksportohet drejt tregut amerikan do të paguajë...

3 gusht 1778 – Hapet Teatro alla Scala në Milano

Më 3 gusht 1778, në Milano, u hap për herë të parë Teatro alla Scala – i njohur shkurtimisht si La Scala – një...

Parashikimi i motit/ Si do variojnë temperaturat përgjatë ditës

Shqipëria do të përjetojë një tjetër ditë tipike vere më 3 gusht 2025, me qiell të kthjellët gjatë gjithë ditës dhe temperatura të larta...

Horoskopi ditor, 3 Gusht 2025

Dashi Klima ne jetën tuaj ne çift pritet te jete mjaft premtuese sot. Do ndiheni mire pranë partnerit tuaj dhe do shkëmbeni me te çdo...

Beteja e Bathinus dhe mposhtja e dalmatëve nga Tiberi

Viti 8 pas Krishtit Në vitin 8 pas Krishtit, gjatë fushatave romake për nënshtrimin e popujve ilirë në Ballkan, gjenerali romak Tiberi (i biri i...

Lajme të tjera

Web TV