Ministri serb reagon ashpër ndaj deputetit shqiptar: Mos na mëso si të flasim

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë Aleksandar Vulin ka reaguar duke iu përgjigjur deputetit shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, i cili ndër të tjera tha se Beogradi ka legalizuar termin ofendues “šiptari”.

Vulin u shpreh se fjala “šiptari” nuk është ofenduese, se është një sinonim i fjalës “shqiptar”, dhe sipas tij, Kamberi duhet të ndalojë së mësuari serbët se si duhet të flasin.

Në vijim të fjalës së tij, Vulin tha se sot kishte pritur t’ia thoshte në sy Kamberit, por ky i fundit nuk ishte në parlament. “Šiptari” ka të drejtë të flasë në gjuhën e tij. Nuk është e saktë që ai nuk na ofroi një përkthim, por kjo flet vetë” tha Vulin.

Vulin thotë se nuk po i kupton shqiptarët se pse e kanë problem t’i thërrasin si i quante gjyshi ose stërgjyshi i tyre. Vulin shtoi se në shekullin e 20-të, shqiptarët “ndryshuan emrin e tyre tre herë”.

Të fundit

28 qershor 1914 – 1919, Lufta dhe Paqja në të njëjtën datë

Nga Leonard Veizi 28 qershor 1914 - Sarajevë Vritet trashëgimtari i fronit të Austro-Hungarisë, shpërthen Lufta e Parë Botërore Më 28 qershor...

Shqiptari dënohet me burgim të përjetshëm për vrasjen e vajzës dhe fqinjit në Itali

Taulant Malaj, 47-vjeçari shqiptar i akuzuar për vrasjen e vajzës së tij 16-vjeçare, Jessica Malaj, dhe fqinjin Massimo De Santis në Torremaggiore të Foggias,...

Ylli Pata: Harresa e qëllimshme e 11 majit, çfarë ndodhi realisht në zgjedhje?

Po hyjmë në muajin e dytë pas zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, e në debatin publik duket se kemi një jetë. Me një tendencë të...

Trump: Ndërpresim menjëherë bisedimet tregtare me Kanadanë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se po ndërpret menjëherë bisedimet tregtare me Kanadanë, ndërsa vendi synon të fillojë zbatimin e një politike...

Samiti i BE: Mbështesim vendet e Ballkanit Perëndimor në rrugën drejt anëtarësimit

Krerët e 27 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian u mblodhën dje në Bruksel për të biseduar për sanksione më të ashpra kundër Rusisë, mënyrat...

Lajme të tjera

Web TV