Temperaturat deri në -16°C/ Na presin ditët më të ftohta, dimri i acartë po afron

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

I ftohti i acartë po afron dhe duke nisur nga kjo e premte, i gjithë territori shqiptar do të jetë nën mbizotërimin e temperaturave ekstremisht të ulëta.

Këtë e konfirmoi në një lidhje me emisionin “Rudina” në Televizionin Klan, meteorologu Hakil Osmani, i cili tha se temperaturat në zonat malore pritet të shkojnë deri në -16 gradë Celcius.

“Pritet që duke filluar nga dita e premte dhe fundjava të kemi një rënie të vlerave termike si pasojë e masave ajrore të cilat zbresin nga veriu-verilindja e kontinentit europian.

Pritet të kemi temperatura edhe me -15 apo -16 gradë Celcius, këto në zonat malore të territorit shqiptar. Por jo vetëm vlerat minimale do të jenë negative, pasi pritet që edhe vlerat maksimale të kenë një ulje të ndjeshme të tyre, duke bërë që në zonat malore, 24 orëshi të jetë me vlera negative”.

Kjo periudhë e ftohtë, sipas Osmanit, do të zgjasë deri fundjavën e ardhshme.

“Kjo periudhë e cila do të sjellë vlera ekstremisht të ulëta në territorin shqiptar, pritet të jetë prezente edhe në javën tjetër duke bërë që vetëm ditën e shtunë të javës tjetër dhe të dielën të kemi tërheqje disi të masave ajrore të ftohta, të cilat do të sjellin temperatura ekstremisht të ulëta”.

Osmani tha se kjo pritet të jetë java më e ftohtë e dimrit për këtë vit.

“Këto temperatura që do të përjetojmë gjatë kësaj jave do të jenë më të ulëtat, pasi pritet që temperaturat të ulen deri në minus 16 gradë Celcius në zonat malore të banuara, ndërsa në zonat e thella, këto vlera termike do të jenë edhe më të ulëta. Kështu që kjo javë do të jetë java më e ftohtë e dimrit për vitin 2021”.

Të fundit

I gjendet kokainë në makinë, policia italiane arreston 21-vjeçarin shqiptar

Një 21-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane pasi u kap me 28 doza kokainë të gatshme...

Zhegrova publikon mesazhet me kryeministrin Rama: “Faleminderit!”

Pak më parë, u konfirmuar se Edon Zhegrova nga sot e tutje është një shtetas shqiptar. Me miratimin e presidentit të Republikës së Shqipërisë,...

Flamurtari-Bylis ndryshon destinacion! Arsyeja: vlonjatët pa stadium

Ndeshja e javës së dytë të kampionatit “Abissnet Superiore”, Flamurtari – Bylis, e planifikuar të shtunën në stadiumin “Flamurtari” në orën 17:00, do të...

Lapaj e ngatërron Ramën me Pilinçin

Ardit Rada Në politikën shqiptare ka gjithmonë vend për një lajm të madh që nuk është lajm. Për një histori që thuhet me zë të...

Gonxhja: 26.5 mln euro të kursyera nga Operatori i Blerjeve të Përqendruara

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja deklaroi se, Operatori i Blerjeve të Përqendruara (OBP) në 16 muaj, Operatori i Blerjeve të Përqendruara...

Lajme të tjera

Web TV