UEFA përcakton stadiumet ku do të luhen skuadrat angleze në Kupat e Evropës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Epidemia e virusit korona vazhdon të pështjellojë kalendarin sportiv anembanë kontinentit të vjetër dhe UEFA ka caktuar vendet se ku do të luajnë klubet angleze në ndeshjet e para të turit të 16-shes së Ligës së Kampionëve. Për shkak të zbulimit të variantit britanik të “Covid-19”, shumë vende në botë kanë ndaluar udhëtimet drejt Britanisë së Madhe.

Kështu, organizmi që qeveris futbollin kontinental ka njoftuar se ndeshja e parë mes Atletikos së Madridit dhe Çellsit do të luhet në stadiumin “Arena Nacionala” në kryeqytetin e Rumanisë, Bukuresht. Data do të mbetet e pandryshuar, më 23 shkurt 2021, duke nisur nga ora 21:00. Po ashtu, ndeshja mes Borusias së Mënshengladbahut dhe Mançester Sitit do të luhet në Stadiumin “Pushkash Arena” të Budapestit, në Hungari, më 24 shkurt 2021.

Kurse ajo mes RB Lajpcigut dhe Liverpulit po ashtu do të luhet në “Pushkash Arena” më 16 shkurt 2021. Ndërkaq, ndryshime ka edhe në kalendarin dhe vendet ku do të luhen ndeshjet e veprimtarisë së dytë të klubeve të kontinentit. Kështu, ndeshja ndërmjet Benfikës dhe Arsenalit, e vlefshme për turin e 32-shes së Ligës së Evropës, do të zhvillohet në Stadiumin “Olimpiko” të Romës.

Kështu ka bërë të ditur UEFA të martën në mbrëmje. Dueli do të luhet me 18 shkurt, 2021, duke nisur nga ora 21:00. Ky do të jetë dueli i parë mes këtyre skuadrave në këtë fazë, kurse ai i kthimit do të luhet në Londër. Organizmi që qeveris futbollin ervopain i ka falënderuar të dyja klubet, Benfikën dhe Arsenalin për bashkëpunimin si dhe Federatën e Futbollit të Italisë e klubin e Romës për ndihmën që i kanë ofruar për të organizuar ndeshjen, që do të zhvillohet kështu në fushë asnjëanëse.

Lexo edhe :  Një spanjoll merr drejtimin e Flamurtarit

Po ashtu, sot gjatë ditës, UEFA njoftoi se ndeshja ndërmjet Real Sociedadit dhe Mançester Junajtid do të luhet në stadiumin e Juventusit në Torino. Këto vendime të UEFA-s vijnë pas masave kufizuese në Spanjë dhe Portugali për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, sidomos të variantit të ri britanik të “Covid-19”, që ka bërë që numër vendesh të tjera evropiane të miratojnë kufizime të udhëtimeve.

Të fundit

“Mbi 10 deputetë të PS përfaqësues të krimit”, gazetari: Çfarë pret SPAK?

"Mbi 10 deputetë të PS-së janë përfaqësues të krimit në parlament". Kështu u shpreh në studion e Ditarit me...

Banka më e vjetër e Turqisë, gati të hyjë në tregun shqiptar

Brenda këtij viti, sektorit bankar në vend pritet t’i shtohet edhe banka më e vjetër e Turqisë, e krijuar që prej kohës së Perandorisë...

Trump bën deklaratën e fortë: Serbia do të niste luftë në Kosovë, unë e kërcënova

Presidenti amerikan Donald Trump, kohët e fundit po përmend Serbinë dhe Kosovën pothuajse në çdo konferencë për media, sa herë që flet për vendimet...

Putin: Rusia gati për një raund të ri bisedimesh me Ukrainën

Presidenti rus Vladimir Putin njoftoi vazhdimin e kontakteve midis Moskës dhe Kievit, pavarësisht mosmarrëveshjeve të dukshme midis dy palëve. "Ne kishim rënë dakord që do...

Klauzola më e famshme e momentit, reagon Barcelona: Do e paguajmë!

“Nëse një mundësi në treg e kërkon investimin bazuar te klauzola, Barca është gati të bëjë atë që është e nevojshme”. Kjo është deklarata e...

Lajme të tjera

Web TV