“Ujë 24 orë”, Veliaj inspekton punimet në Kombinat: Po rrisim cilësinë dhe orarin e furnizimit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Veliaj inspekton punimet për ujësjellësin në Kinostudio: Përfitojnë 2400 banorë, rrisim cilësinë dhe orarin e furnizimit me ujë

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, inspektoi sot punimet për rrjetin e ri të ujësjellësit në zonën e Kinostudios, që pritet të rrisë cilësinë e ujit dhe orarin i furnizimit me 50%.

Veliaj u shpreh se 70% e Tiranës ka sot 24 orë ujë, ndërsa po punohet përditë edhe me pjesën e mbetur, që të kenë të njëjtën sasi dhe cilësi uji.

“Kemi bërë një tangenciale, e cila e çon ujin direkt tek zona e Astirit, e cila më parë furnizohej nga puset. Të njëjtën gjë po bëjmë edhe në Kinostudio. Janë zona jashtë Tiranës, të cilat ende duhet të përfitojnë 24 orë ujë. Me këtë investim, tre lagje të Kinostudios, duke filluar nga rruga “Ura”, këtu përballë Kinostudios dhe Ministrisë së Kulturës, dhe gjithë pjesa mbas IKV-së, në drejtim të Dajtit dhe Teleferikut, futen në një regjim të ri uji. I kërkojmë banorëve mirëkuptim në këto 6-7 javë, sa të mbarojmë rrjetin kapilar”, shpjegoi Veliaj.

Kryebashkiaku tha se në këtë zonë nuk ishte vënë dorë që në vitin 1975. “Zona nuk është prekur që nga koha e kinostudios “Shqipëria e Re”, ndërkohë tani planifikojmë jo vetëm kompensimin e gjithë këtyre viteve të munguara, por edhe sa do rritet zona në të ardhmen. Tirana po vjen e zgjerohet, zona e Freskut, zona e rrugës së Tufinës ka nisur të urbanizohet, po ashtu zona e IKV-së, gjithë zona e Teleferikut janë urbanizuar mjaftueshëm”, përfundoi ai.

Të fundit

Hakerët “ndërpresin mbledhjen e këshillit gjerman”, transmetojnë një video pornografike

Një takim i këshillit lokal në Bodensee të Gjermanisë u ndërpre këtë javë kur hakerat morën kontrollin e transmetimit...

Si ta mbani djersën nën kontroll gjatë ditëve të nxehta të verës

Nxehtësia është sfiduese, por djersitja nuk është armiku juaj, përkundrazi, është një funksion vital i trupit Djersitja është një proces i natyrshëm dhe jetik për...

Trump paralajmëron Tajlandën e Kamboxhian: S’ka marrëveshje tregtare nëse ka luftë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi se ka telefonuar udhëheqësit e Tajlandës dhe Kamboxhias për t’i nxitur të ndalin konfliktin kufitar që ka shpërthyer...

Meta i jep fund reklamave politike në Facebook dhe Instagram

Kompania Meta, nën të cilën operojnë Instagram dhe Facebook, ka njoftuar se do të anulojë plotësisht opsionin e reklamave politike dhe zgjedhore në vendet...

Situata del jashtë kontrollit edhe në Piqeras, zjarri përparon drejt banesave

Një vatër zjarri ka dalë jashtë kontrollit në fshatin bregdetar të Piqerasit, duke shkaktuar alarm mes banorëve dhe bizneseve në zonë. Flakët, që po përhapen...

Lajme të tjera

Web TV