Një 23-vjeçar ka humbur jetën pasi ka humbur kontrollin e makina që po drejtonte dhe ka dalë nga rruga. Aksidenti ka ndodhur në aksin rrugor Belsh – Cerrik, në fshatin Shales, Cërrik.
Indrit Zekthi, 23 vjeç, banues në Belsh, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka humbur kontrollin mbi mjetit dhe për pasojë mjeti ka dalë nga rruga duke ndërrua jetë si pasojë e plagëve të marrë.
Policia vijon hetime për zbardhjen e plotë të ngjarjes.