Makina përmbys/ Dalin pamjet e aksidentit, kush ishte 23-vjeçari që humbi jetën në Cërrik (Foto+Video)

Këto janë pamjet e aksidentit të frikshëm që i mori jetën 23-vjeçarit në Cërrik pasditen e sotme.

Aksidenti u regjistrua në fshatin Shales, ku 23-vjeçari Indrit Zekthi banues në Belsh, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka humbur kontrollin mbi mjetin dhe për pasojë ka dalë nga rruga.

Aksidenti ishte fatal për të riun i cili humbi jetën në vend, ndërkohë policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e plotë të shkakut të aksidentit.

https://streamable.com/eccwlp

Njoftimi:

Cërrik/ Informacion paraprak

Në  aksin rrugor Belsh – Cerrik, në fshatin Shales, Cërrik, shtetasi I. Z., 23 vjeç,  banues në Belsh, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka humbur kontrollin mbi  mjetit dhe për pasojë mjeti  ka  dalë nga rruga.

Si pasojë  ka ndërruar jetë drejtuesi i mjetit shtetasin I.Z

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.