SPAK akuzon kardiologun Prifti për korrupsion pasiv, pezullohet nga puna

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kardiologu i njohur i QSUT Edvin Prifti, është emri i cili doli nga hetimet e sotme të SPAK që çuan në arrestimin e gjyqtares Enkelejda Hoxha.

Kardiokirurgu i njohur akuzohet nga SPAK për “korrupsion pasiv i funksionarit publik” pasi në kohën që bëheshin përgjime për dosjen ndaj Enkelejda Hoxhës, kanë dalë të tjera fakte dhe prova për një çështje tjetër korrupsioni, që nuk ka lidhje me arrestimin e gjyqtares.

Bashkë me kardiokirurgun është akuzuar edhe infermierja Trendafile Frangu kurse personi i tretë i ndaluar është Migena Skënderaj po ashtu infermiere në QSUT. Të gjithë personat kanë dalë në dosje, pasi është operuar mamaja e njërës nga funksionaret e gjykatës së Krujës Manuela Mallkuçi, e cila ishte nën përgjim për lirimin e Saimir Petanit. Dhe pikërisht aty ka dalë gjithë historia e korrupsionit edhe në radhët e mjekëve. Ajo ka komunikuar me mjekun Prifti dhe i ka dhënë atij para për një operacion jashtë radhe që ai do ti kryente nënës së saj në QSUT.

Kësisoj, është pezulluar nga detyra nën akuzën e korrupsionit pasiv mjeku i njohur Edvin Prifti dhe infermierja Trendafile Frangu, të dy punonjës në QSUT, në shërbimin e kardiologjisë.

 

Të fundit

Penallti e humbur dhe gol në shtesë, Partizani eliminohet nga Europa

Partizani është eliminuar nga Conference League pasi u mposht mbrëmjen e sotme nga Kalju me rezultatin 1-0. Një gol...

Bushati për sherrin Lapaj-Shabani: Më të gëzuarit, Rama e Berisha

Analisti Andi Bushati, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka folur për përplasjen në koalicionin Nisma Shqipëria Bëhet, ku Lapaj dhe...

Trump me probleme! Çfarë fshihet pas këmbëve të fryera?

Donald Trump është diagnostikuar me pamjaftueshmëri kronike venoze, një çrregullim i zakonshëm që ndikon në qarkullimin e gjakut në këmbë, bëri të ditur Shtëpia...

Këlliçi: “Rama ka kthyer Shqipërinë në pazar të gjësë së gjallë”

Belind Këlliçi, drejtuesi politik i Partisë Demokratike në Tiranë, ka ngritur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar atë si një...

Presidenti Duka uron Vllazninë për kualifikimin: “Shpresojmë për një rrugëtim të gjatë”

Vllaznia u kualifikua për në turin e dytë të Conference League pasi eleminoi lituanezët e Daugavpils. Pas suksesit 2-4 në Riga, Presidenti i Federatës...

Lajme të tjera

Web TV