Djali i Për’puthen puth në buzë ish-konkurenten e Big Brother/ Menaxheri i VIP-ave i kap me presh në duar 

Menaxheri i njohur i VIP-ve, Xhani Demika ka filmuar mbrëmë duke u puthur në buzë konkurentin e Për’puthen Edin, me ish-konkurenten e Big Brother, Fiorentinën.

Ata duket se kanë qenë në një ambient privat, nën shoqërinë e njeri-tjetrit, duke konsumuar dhe alkool.

Mesa duket ky i fundit ka ndikuar “pak keq” tek ata dhe i ka bërë disi sentimentalë.

Siç dihet rregulli i Për’puthen nuk e lejon një konkurent që të krijojë lidhje jashtë emisionit.