Edhe PD preket nga “hemoragjia”/ Mjeku i njohur ‘tradhton’ demokratët dhe i bashkohet PS-së

Partisë Socialiste vijojnë t’i bashkohen, qytetarë, anëtarë të partive që sot nuk i përfaqësojnë më, por dhe intelektualë, figura të njohura e profesioniste.

Një nga prurjet më të fundit në familjen socialiste, deri vonë votues i Partisë Demokratike është dhe mjeku kardiolog, Majk Vaqarri.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, së bashku me deputetin socialist Fatmir Xhafaj i kanë dorëzuar mjekut të ri kartën e anëtarësisë së Partisë Socialiste gjatë një takimi të zhvilluar me banorë të Njësisë 10 në kryeqytet.

“MAJKU ËSHTË BËRË DOKTOR. KA MBARUAR UNIVERSITETIN. KA VOTUAR PËR PD-NË FAMILJARISHT. TANI ËSHTË ME PARTINË SOCIALISTE,” U SHPREH DEPUTETI XHAFAJ.

Më herët nga PD u largua edhe familjari i Lulzim Bashës, Altin Basha, duke treguar se PD tashmë nuk gëzon më as  besimin e familjareve të tyre. Këto largime kanë prekur në masë LSI  që i bashkohen PS-së, por duket se po infektojnë edhe demokratët të cilët duket se kanë mbetur të zhgënjyer nga PD duke mos i besuar më votën e tyre.