Immanuel Kant, pagëzuesi i “Kritikës së arsyes së kulluar” në mendimin filozofik

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Filozofi gjerman vdiq ne 12 Shkurt, 1804, ndërkohë që shumë nga veprat e tij janë ende të vlefshme

Immanuel Kant ishte një filozof i madh gjerman dhe një ndër filozofët më të shquar. Vepra e tij “Kritikë e arsyes së kulluar” shënon pikë-kthesën qendrore në historinë e filozofisë dhe fillimin e filozofisë moderne…

…Lindi në vitin 1724 në Kënigsberg, Prusi (sot Kaliningrad, Rusi) si fëmija i katërt nga nëntë fëmijë. Kanti ishte një nxënës i mirë, megjithëse jo i shkëlqyer. Ai u rrit në një shtëpi pietiste, një Lëvizje pas Luteriane që dallohej për një përkushtim të fortë, dhe një lexim të hollësishëm të Biblës. Për pasojë, Kanti mori një edukim të ashpër dhe të rreptë, ndëshkues dhe disiplinor gjë që e ndihmoi atë në mësimin fetar, të latinishtes, dhe rreth shkencave dhe matematikës.

Kanti ishte i pari i cili predikoi dhe hodhi hipotezën se planetët formoheshin nga mjegullnaja grimcash dhe pluhuri, kundrejt idesë teologjike fetare, e cila ishte akoma ideja dominante në kohën e kur ai jetoi, se planetet janë të krijuar nga fuqia hyjnore. Ai gjithashtu do të predikonte për ekzistencën e galaktikave të tjera përveç galaktikës tonë.

Ndikimi

Filozofia e Kantit pati një ndikim të jashtëzakonshëm në mendimin perëndimor. Gjatë jetës së tij, mendimi i tij pati një vëmendje të madhe, shumica kritikë, megjithëse ai pati një ndikim pozitiv të Fishte, Shelingu, Hegeli dhe Novalisi gjatë viteve 1780 dhe 1790. Nga studimet e rëndësishme të periudhës parakritike është interesante sidomos vepra e Emanuel Kantit “Historia e përgjithshme e natyrës dhe teoria e qiellit”, në të cilën paraqiti hipotezën e njohur të tij mbi krijimin e botës nga thërrmijat materiale të panumërta kaotike që bashkohen atje ku ekziston forca më e madhe e tërheqëse.

Sistemi ynë diellor është, ndërkaq, vetëm një pjesë e universumit, thotë Immanuel Kant. Duke dalluar në këtë studim të madhërishmen dhe të bukurën, Kanti konsideronte se e madhërishmja duhet gjithmonë të jetë e madhe, ndërsa e bukura mund të jetë edhe e vogël.

Liria sipas Kantit

Njeriu duhet të jetë i lirë. Lira e konceptuar sot është shumë e ndryshme nga liria e kuptuar në lashtësi, liria e të qenit të lirë si shqiptar, liria që ne konstatojmë përballë shtetit, e të tjerë. Në Kritikën e Arsyes Praktike, Kanti e dallon lirinë midis idesë tradicionale të lirisë, që në aspektin psikologjik është një konceptim kryesisht empirik dhe e koncepton tashmë lirinë si një pavarësi e mendjes tonë nga “shtrëngimi” apo nga “nevoja e lindur si pasojë e impulseve sensitive të trurit tonë.” Duke u liruar nga ky “shtrëngim” apo ky “ankth,” gjithçka që është e mundur nëpërmjet lirisë, bëhet praktike. Praktika nuk duhet keqkuptuar pasi ajo është e lidhur ngushtë me arsyen, e cila mund të na japë neve në jetën reale vetëm ligje pragmatike. Këto ligje pragmatike të veprimeve të lira, na jepen me anë të mijra sinapseve dhe neuroneve që veprojnë pa reshtur në trurin tonë dhe këtë nuk mund ta mohojë askush. Por ligjet e kulluara praktike na janë dhënë nga arsyeja, dhe janë të pranuara në mënyrë apriori, dhe në se arsyeja është e lirë, dhe ka një Zot atëherë nuk na mbetet veç të citojmë: “ – Çfarë duhet të bëhet…”

Lexo edhe :  Dostojevski/ Filozofi i letërsisë ruse me personazhe të skalitur në përsosmëri

Fundi

Immanuel Kant vdiq ne 12 Shkurt, 1804,  Në shtratin e vdekjes ka arritur të mërmërisë “Es ist gut” (“kjo është e mira”). Mbi varrin e tij do të shkruhen fjalët e “Kritikës së arsyes praktike”: ”Qielli me yje mbi mua, ligji moral në mua”.

Në vijim, po botojmë disa thënie nga Immanuel Kant…

  1. “Ai që e bën veten krimb, nuk mund të ankohet pastaj kur të tjerët shkelin mbi të me këpucë”.
  2. “Çdo gjë që është shkruar nga meshkujt në lidhje me femrat duhet të mbesë e dyshimtë, duke qenë se ata janë në të njëjtën kohë edhe gjykatës edhe pjesë e çështjes”.
  3. “Më është dashur ta refuzoj njohjen, për të t’i bërë vend besimit”.
  4. “Njeriu duhet të jetë i disiplinuar, sepse për nga natyra ai i papërpunuar dhe i egër”.
  5. “Kush është mizor ndaj kafshëve është po aq i pandjeshëm edhe ndaj njerëzve”.
  6. “Një veprim, për të qenë moralisht i denjë, duhet të bëhet nga përgjegjësia”.
  7. “Rregullat e lumturisë: diçka për të bërë, dikë për ta dashuruar dhe diçka për të shpresuar”.
  8. “Vepro duke e konsideruar njerëzimin, si tek vetja si tek të tjerët, gjithmonë si qëllim, kurrë thjesht si mjet”.
  9. “Nuk ka virtyt aq të madh, sa të jetë i sigurt prej tundimit”.
  10. “Ata që thonë se bota do të shkojë gjithnjë siç ka shkuar deri sot, kontribuojnë që parashikimi i tyre të dalë i vërtetë”.
  11. “Yjet e qiellit përmbi mua, ligji moral në mua”.
  12. “Miq të njerëzimit, mos ia mohoni arsyes privilegjin e të qenët guri i fundit i krahasimit me të vërtetën”.
  13. “Vepro në atë mënyrë që, parimi juaj i veprimit të bëhet vetvetiu një ligj për të gjithë botën”.
  14. “E gjithë dija jonë fillon me shqisat, vazhdon pastaj tek kuptimi dhe mbaron me arsyen. Nuk ka asgjë më të lartë se arsyen”.
  15. “Të gjitha interesat e arsyes sime, spekulative si dhe praktike, ndërthuren në tri pyetjet e mëposhtme: 1. Çfarë duhet të di? 2. Çfarë duhet të bëj? 3. Çfarë mund të shpresoj”?
  16. “Përvoja pa teorinë është e verbër, por teoria pa përvojë është një lojë intelektuale e mirëfilltë”.
  17. “Nga një dru i shtrembër si ky nga është bërë njeriu, asgjë e drejtë nuk mund të krijohet”.
  18. “Lumturia nuk është një ideal i arsyes, por e përfytyrimit”.
  19. “Papjekuria është paaftësia që dikush të përdorë inteligjencën e vet, pa u udhëhequr nga dikush tjetër”.
  20. “Para ligjit njeriu është fajtor kur dhunon të drejtat e tjerëve. Para moralit ai është fajtor, nëse vetëm mendon ta bëjë këtë gjë”.
  21. “Mosmirënjohja është thelbi i poshtërsisë”.
  22. “Përtej çdo dyshimi, çdo dije fillon me përvojën”.
  23. “Nuk është vetëm vullneti i Zotit që na bën të lumtur, por ne duhet ta bëjmë veten tonë të lumtur”.
  24. “Është e domosdoshme që unë të jetoj i lumtur, por është e domosdoshme që sa të jetoj, të jetoj me nder”.
  25. “Shkenca është dije e organizuar. Mençuria është jetë e organizuar”.

Të fundit

Immanuel Kant, pagëzuesi i “Kritikës së arsyes së kulluar” në mendimin filozofik

Filozofi gjerman vdiq ne 12 Shkurt, 1804, ndërkohë që shumë nga veprat e tij janë ende të vlefshme Immanuel Kant...

12 shkurt 1931, dita kur Papa foli në Radio

Më 12 shkurtin e 90 viteve më parë, një ditë pas përvjetorit të Pakteve të Lateranit, Papa Piu XI përuron “Statio Radiophonica Vaticana”. Kjo...

Ngjarje e datës 12 shkurt

1818 - Bernardo O'Higgins nënshkruan pavarësinë e Kilit afër Concepción, Kili. 1912 – Perandori 6-vjeçar i Kinës, Pu-Yi, u rrëzua nga froni dhe në vend...

Horoskopi, 12 shkurt 2021

Dashi Ka shumë gjëra që po ndikojnë në vëmendjen tuaj dhe shpesh kalojnë në konfuzion sidomos që prej fillimit të javës. Demi Ju e keni kuptuar që...

“Punë jo gjumë”/ Rama publikon video nga tunelet e rruges së Arbrit

Rruga e Arbrit, një projekt infrastrukturor po merr formë dita ditës. Kryeministri Edi Rama ka publikuar mbrëmjen e sotme pamje nga tunelet e rrugës...

Lajme të tjera

Web TV