Kupa e Spanjës, mbyllet në barazim në Bilbao dueli tjetër i gjysmëfinales

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Takimet e para të gjysmëfinaleve, Atletik-Levante 1-1, takimi erdhi direkt në RTSH Sport. Një tjetër ekskluzivitet madhor i Rrjetit të Radio-Televizionit Shqiptar është edhe Kupa e Spanjës, e njohur ndryshe si Kupa e Mbretit. Dhe të martën e të mërkurën ajo ka luajtur aktin e parë të gjysmëfinaleve, që zhvillohen me sistem vajtje-ardhje. Të martën, Sevilja mundi Barcelonën 2-0, ndërsa të mërkurën, Atletik i Bilbaos dhe Levante e mbyllën në barazim 1-1 përballjen e parë.

Pasi ka luajtur të martën ndeshjen e parë të duelit të parë të gjysmëfinaleve, që ndryshe nga turet e deritanishme, që janë vendosur nga një takim i vetëm, do të zhvillohet me sistem vajtje-ardhje, Kupa e Spanjës, e njohur ndryshe edhe si Kupa e Mbretit, ka luajtur të mërkurën edhe takimin e parë të çiftit tjetër, atë midis Atletik të Bilbaos dhe Levantes. Siç dihet, kjo veprimtari historike po zhvillon edicionin e saj të 118-të.

Dhe pasi Sevilja ka mundur të martën Barcelonën me rezultatin 2-0, me nga një gol të shënuar për secilën pjesë loje, të mërkurën ka qenë Levante ajo që e ka shtangur skuadrën vendase në Bilbao, duke kaluar në epërsi në minutën e 26-të, me anë të Gonzalo Meleros. Me epërsinë minimale të miqve do të mbyllen 45 minutat e para, ndërsa ato të dytat do të shikojnë skuadrën vendase më ngulmuese në kërkim të golit të barazimit, duke arritur ta gjejë atë në minutën e 58-të, me anë të Inigo Martinezit.
Gjysmëora e mbetur nuk do të sjellë më gola të tjerë dhe kështu mbyllet në barazim 1-1 kjo përballje e parë midis Atletik të Bilbaos dhe Levantes do të luhet të enjten e 4 marsit 2021.

Kupa e Spanjës

Lexo edhe :  "Kam më shumë Champions se Barça në gjithë historinë!" Modric replikon me TV katalanas

Gjysmëfinalet:

Të mërkurën, 10 shkurt 2021:
Sevilja – Barcelona 2-0

Të enjten, 11 shkurt 2021:
Atletik i Bilbaos – Levante 1-1

Të mërkurën, 3 mars 2021:
Barcelona – Sevilja (21:00)

Të enjten, 4 mars 2021:
Levante – Atletik i Bilbaos (21:00)

Të fundit

Alarm! Qëllohen 5 ushtarë amerikanë në bazën e Xhorxhias

Pesë ushtarë amerikanë u qëlluan në Fort Stewart në bazën e Xhorxhias. Sipas një zyrtari të zbatimit të ligjit...

E bujshme! Galliani kthehet te Milani?

Sugjerimi është i fuqishëm, ndez diskutimet mes tifozëve si në rrjetet sociale, ashtu edhe në bar-kafe. Ndoshta krijon të njëjtin efekt edhe në numrin...

Brazili sfidon tarifat e SHBA-së: Duam konsultime me OBT

Qeveria braziliane ka kërkuar zyrtarisht konsultime me Organizatën Botërore të Tregtisë (OBT) në lidhje me tarifat e vendosura nga Shtetet e Bashkuara mbi produktet...

Zjarr masiv përfshin varrezat e Dhërmiut, rrezikohen banesat

Një vatër zjarri ka shpërthyer mbrëmjen e sotme edhe fshatin turistik të Dhërmiut, në Himarë. Sipas informacioneve paraprake, flakët kanë rënë pranë varrezave të fshtatit,...

Trump kërkon takim me Putin javën e ardhshme

I dërguari im i posaçëm, Steve Witkoff, sapo pati një takim shumë produktiv me Presidentin rus Vladimir Putin. Është arritur përparim i madh!”. Ky ishte...

Lajme të tjera

Web TV