Një tjetër shqiptar mahnit botën, ky është 26-vjeçari nga Tirana që arriti në finalen e “The Voice of Greece”

Një tjetër shqiptar mahnit në një spektakël muzike me zërin e tij. Marselino Sherifi është shqiptari i cili ka arritur deri në finalen e “The Voice of Greece”.

26-vjeçari nga Tirana u prezantua në spektaklin e talenteve si këngëtar dhe instrumentist.

Zëri i të riut arriti të dallohej mes 13 konkurrentëve të tjerë dhe ndodhet në finale për kupën.

Finalja pritet të mbahet ditën e nesërme në orën 21:00 dhe 8 konkurrentët do të garojnë për çmimin e madh që është një kontratë me Minos EMI / Universal.

Në prezantimin e parë mahniti jurinë me zërin dhe performancën në fizarmonikë, duke tërhequr vëmendjen e emrave të njohur si Elena Paparizou dhe Sakis Rouvas.

Marselino Sherifi përzgjodhi gjatë rrugëtimit të tij trajneren Eleni Zouganeli.