Moto GP, mjekët konfirmojnë shërimin e plotë të Mar Markezit, synon kthimin në Katar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas analizave të fundit, mjekët janë optimistë për rikuperimin e plotë të Mark Markezit. Lajmi është publikuar në faqen zyrtare të “Honda”-s. Tashmë piloti spanjoll është i bindur se do të jetë në gjendje të zbresë në pistë në garën e parë të Botërorit të Moto GP-së, më 28 mars 2021. Kështu, duket se po shkon në rrugën e duhur faza e rikuperimit të Mark Markezit, edhe pse është ende shpejt për të thënë se kur mund të rikthehet në pistë.

10 javë pas operacionit në shpatullën e djathtë, në përfundim të analizave të bëra në spitalin në Madrid, mjekët kanë thënë se situata klinike e pilotit është e mirë.
Kështu shkruhej në njoftimin zyrtar, të publikuar nga “Honda”. Grupi i mjekëve që ndjek 8-herë “kampionin e botës”, ka nënvizuar se radiografitë, kanë konfirmuar një konsolidim të kockave dhe janë të kënaqur nga progresi. Tani nis rrugëtimi drejt rehabilitimit të vërtetë, për t’u rikthyer në pistë.

“Në javët e ardhshme, Markezi do të jetë në gjendje të vazhdojë i qetë rikuperimin, për të sjellë në funksion të plotë krahun e operuar”, – thuhej në deklaratën e “Honda Racing Corporation” (HRC). Piloti spanjoll mori pjesë këtë javë, së bashku me kolegun e tij të ri, Pol Espargaró, në një sesion fotografik për prezantimin e motorit të ri, të mbiquajtur “RC213V”. Sipas të përditshmes sportive spanjolle “AS”, ai ka qenë në gjendje të konfirmojë se ishte shumë optimist dhe me shpresë se do të arrijë të jetë në gjendje të zbresë në pistë me “Honda”-n në Çmimin e Madh të Katarit më 28 mars 2021.

Të fundit

Karteli Sinaloa përdori të dhënat e telefonit për të zbuluar informatorët e FBI

Një haker që punonte për kartelin famëkeq të drogës Sinaloa në Meksikë arriti të siguronte të dhënat telefonike të...

“Ti je babi im”, Arbër Hajdari ndan letrën e fundit të vogëlushes Elsa

“E Diela Ndryshe” ka mbërritur në puntatën e tetë dhe të fundit, në një mision drejt Korçës. Ndërsa udhëtojnë drejt qytetit plot histori, moderatori...

Armëpushimi Iran-Izrael nuk zgjat Netanyahu do një luftë të përhershme

Simon Tisdall* “Lufta mbaroi!” – Përveçse nuk ka mbaruar, as për së afërmi. Armëpushimi verbal mes Iranit dhe Izraelit mund të shkatërrohet në çdo moment....

“Luftë”, informalitetit në turizëm, Tatimet monitorim të rreptë për Booking dhe AirBnB

Tatimet kanë nisur një aksion për formalizimin e sektorit të turizmit, duke monitoruar dhe analizuar subjektet që janë në platformat Booking dhe AirBnB për...

Temperaturat e larta, ministrja Koçiu ndan këshilla për të përballuar të nxehtin e verës

Temperaturart e larta në këto ditë vere sjellin nevojën për shtim të kujdesit ndaj vetes. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu ka përcjellë...

Lajme të tjera

Web TV