Rajola kërkon 10 milionë Euro për Donaruman, por Milani ofron 7.5 milionë në vit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rinovimi i Xhanluixhi Donarumas është përparësi e drejtuesve të klubit kuqezi, por palët janë akoma në bisedime në distancë. Milani është gati t’i ofrojë një kontratë 5-vjeçare, pra deri në 2026-ën, me 7.5 milionë Euro në sezon, një milion më shumë se sa merr aktualisht, plus një bonus prej 1 milion euro në rast kualifikimi në Ligën e

Kampioneve dhe një tjetër më shumë në rast se fitojnë kampionatin në Serinë A.
Por menaxhari i tij, Mino Raiola, duket i palëkundur në kërkesën prej 10 milionë Eurosh në vit dhe për një rinovim deri në qershor 2022. Dëshira e menaxherit të Xhixhios është të presë një propozim nga një skuadër e madhe evropiane, që po kërkon një portier të nivelit të lartë. Vetëm kështu mund të shpjegohet procedura e ngadalësimit të bisedimeve me Milanin dhe dëshira për të firmosur edhe për vetëm një vit kontratën.

Çellsi dhe Paris SG-ja janë klubet e mëdha që kanë shprehur prej kohësh dëshirën për të marrë portierin e Milanit. Por një ofertë i ka bërë edhe Juventusi, që aktualisht është duke i besuar portën e vet polakut Shzesnji. Palët, në çdo rast, nuk janë larg, por duket se në fund do të vendosë dëshira e vetë portierit, për të vazhduar karrierën te skuadra që ka dashur gjithnjë.

Të fundit

Ekipet shqiptare në Europë: Egnatia dominon, fiton edhe Drita e Kosovës

Egnatia fitoi sot 1-0 në nisjen e rrugëtimit të saj në UEFA Champions League. Kampionët e Shqipërisë u përballën...

“Arrestuat ketrin, jo klientët e Epstein”/ Elon Musk shpërthen kundër Trump

Elon Musk ka ndezur një valë të re polemikash pas një postimi të ashpër dhe ironik në platformën e tij X (ish-Twitter), ku sulmoi...

Merkato, Igli Tare po ndjek dy emra në kampionatin anglez

Milan synon të përforcohet jo vetëm në mesfushë këtë merkato ku po ndiqen emra si Granit Xhaka, Ardon Jashari, Javi Guerra e ndonjë tjetër,...

“Salianji është kurban i Berishës, ai është i përdorur”

Pas 9 muaj e gjysmë në burgun e Fierit ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji i cili u dënua për kallëzim të rremë, si...

Ardian Ismaji ndryshon ekip, zyrtarizohet te Torino!

Futbollisti nga Kosova që luan për kombëtaren e Shqipërisë, Ardian Ismajli është bërë me skuadër të re. Mbrojtësi shqiptar është prezantuar te skuadra e...

Lajme të tjera

Web TV