Trajneri Flik: Një vit i paharruar për Bajernin e Mynihut, por të hënën kthehemi në normalitet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Trajneri i gjigandes gjermane flet pas triumfit në Botërorin e Klubeve në Katar. Bajerni i Mynihut ka mposhtur me një gol të vetëm meksikanët e Tigresit në finalen e Botërorit të Klubeve në futboll. Gjigandja bavareze u bë kështu skuadra e dytë, pas Barcelonës në 2009-ën, që arrin t’i fitojë të 6 trofetë e mundshëm, kombëtarë dhe ndërkombëtarë, brenda një sezoni. Dhe trajneri Hansi Flik ka falënderuar ekipin për këtë arritje.

Bajerni i Mynihut nuk ka gabuar të enjten, duke fituar me rezultatin 1-0 ndaj kampiones së Konfederatës së Amerikës Veriore, Qendrore dhe Karaibeve (CONCAF), Tigresit, duke u bërë kështu skuadra e dytë, pas Barcelonës në 2009-ën, që i fiton të 6 trofetë e mundshëm, kombëtarë dhe ndërkombëtarë brenda një sezoni. Dhe trajneri i bavarezëve, Hansi Flik, ka shkruar kështu emrin e tij në këtë piedestal të veçantë krahas Pep Guardiolës, por ai nxiton të falënderojë skuadrën për këtë arritje.

“Para së gjitha, përgëzime për skuadrën time, sepse ka arritur diçka historike, siç janë 6 trofe brenda një sezoni, – ka thënë trajneri gjerman. – Janë të pakta skuadrat që e kanë arritur këtë, mesa di unë, vetëm Barcelona, dhe tanimë edhe Bajerni, në sezonin më të mirë që kanë zhvilluar. Dhe, nëse marrim parasysh udhëtimin dhe faktin që këto ditët e fundit kanë qenë të lodhshme për ne, pra, pavarësisht gjithë kësaj, skuadra luajti veçanërisht mirë, e mbizotëroi takimin dhe e merituam fitoren në finale.”

Festa e gjermanëve do të zgjasë pak, pasi fillimi i javës do ta kthejë skuadrën në ciklin normal. “Skuadra ka treguar një dëshirë të padiskutueshme për të arritur suksesin, çka unë mendoj se është me të vërtetë mbresëlënëse dhe për këtë arsye, kjo është një skuadër e shkëlqyer dhe se pse ky ka qenë një vit jashtëzakonisht i suksesshëm për ne, për Bajernin e Mynihut”, – ka theksuar Fliku.

Lexo edhe :  Serbi-Shqipëri, më në fund FSHF tregon se si do të shiten biletat! Do ketë short...

“Tanimë do të marrim avionin për t’u kthyer në shtëpi dhe për ta shijuar ca, – ka vijuar ai. – Do t’i jap skuadrës dy ditë pushim dhe të dielën do të kthehemi për të nisur përgatitjet për ndeshjen e Bundesligës ndaj Arminias së Bielefeldit dhe të hënën rikthehemi në normalitet.” Në finalen e fituar ndaj meksikanëve të Tigresit, me një gol të vetëm të Pavardit, mungoi Tomas Myleri, pasi sulmuesi rezultoi pozitiv për “Covid-19” dhe është karantinuar.

“Tomas Myler është paksa i lodhur, por kjo është normale kur ke atë lloj diagnoze, sepse edhe je i shqetësuar, – ka sqaruar trajneri. – Sidoqoftë, ai ndjehet shumë mirë dhe tanimë do të shohim se sa shpejt ai do të jetë në gjendje të kthehet.” Botërori i Klubeve në futboll ishte një tjetër ekskluzivitet madhor sportiv i Rrjetit të Radio-Televizionit Shqiptar, që i solli drejtpërdrdrejt të gjitha ndeshjet e tij.

Të fundit

Rama falenderon homologun spanjoll: Mirënjohës për mbështetjen

Kryeministri Edi Rama falenderoi homologun e tij spanjoll, i cili e uroi për fitoren e zgjedhjeve të 11 Majit. “Falemnderit...

Berati vijon numërimin e votave, kush janë emrat që futen në Kuvend

Vijon numërimi i votave për kandidatët në qarkun e Beratit. PS merr 5 mandate, duke siguruar karrige në Kuvendin e ri Ervin Demo dhe Enriketa...

Kryeministri i Kroacisë uron Ramën: Me kënaqësi të marr pjesë në samitin

Kryeministrisë i Kroacisë, Andrej Plenkovic, ka uruar kryeministrin Edi Rama për fitoren e mandatit të tij të katërt dhe shpreh kënaqësinë për pjesëmarrjen në...

Gonxhja për rezultatin e opozitës në zgjedhje: Më dhimbset PD, janë krejtësisht ‘out’

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja në një lidhje të drejtpërdrejtë për “Top Story” në Top Channel, komentoi zgjedhjet e 11 majit...

Edvin Kulluri: Ka dështuar e gjithë opozita, edhe partitë e reja

Edvin Kulluri, nga “Djathtas 1912”, i ftuar në studion e “Debat” nga Alba Alishani, në A2 CNN, u shpreh se rezultati i zgjedhjeve të...

Lajme të tjera

Web TV