Skandal/ I premtuan martesë vajzave rumune, por i shfrytëzuan për prostituta në Shqipëri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një 32-vjeçar ka rënë në prangat e policisë dhe një tjetër është shpallur në kërkim, pasi kanë shfrytëzuar për prostitucion dy romune.

Në pranga ka rënë shtetasi J. D.,  32 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më pare për veprat penale “Kundështim i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Vetëgjyqësia”. Si dhe u shpall në kërkim shtetasi T. M.

Personat në fjalë në bashkëpunim me njëri-tjetrin, me premtimin për martesë dhe më pas për t’u larguar  dhe të jetonin jashtë shtetit në vendet e BE-së, i kanë sjellë këto shtetase në Shqipëri.Pas një qëndrimi prej disa ditësh dyshohet se i kanë shfrytëzuar seksualisht këto 2 shtetase rumune me persona të tjerë.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet një tjetër operacion për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shfrytëzimit të prostitucionit.

Operacioni i koduar “Premtimi”, i finalizuar nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë.

Vihet në pranga një shtetas, si dhe shpallet në kërkim një tjetër.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, pasi kishin siguruar të dhëna në rrugë operative se dy shtetase shfrytëzoheshin për prostitucion në rrugë nga dy shtetas kanë organizuar punën për të dokumentuar veprimtarinë kriminale të këtyre shtetasve.

Në bazë të provave të grumbulluara, si rezultat e një pune disajavore, u organizua dhe u finalizua operacioni policor i koduar “Premtimi”, në kuadër të të cilit u kap dhe u vu në pranga shtetasi J. D.,  32 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më pare për veprat penale “Kundështim i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Vetëgjyqësia”. Si dhe u shpall në kërkim shtetasi T. M.

Lexo edhe :  VIDEO: "Sofra hudh e prit", Rama i bie daulles, inspekton rrugën Maqellarë-Peshkopi

Këta dy shtetas në bashkëpunim me njeri-tjetrin, me premtimin për martesë dhe më pas për t’u larguar  dhe të jetonin jashtë shtetit në vendet e BE-së, i kanë sjellë këto shtetase në Shqipëri.Pas një qëndrimi prej disa ditësh dyshohet se i kanë shfrytëzuar seksualisht këto 2 shtetase rumune me persona të tjerë.

Në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë vijojnë hetimet për identifikimin e bashkëpunëtorëve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Trafikim i personave të rritur” dhe “Shfrytezimi i prostitucionit” i kryer në bashkëpunim.

Të fundit

Mandati i katërt, çfarë do të ndodhë me Reformën në Drejtësi? Ja si përgjigjet Rama

Kryeministri Edi Rama ishte këtë të diel i ftuar në “Review” në Eruonews Albania ku ka folur ndër të...

A është harruar totalisht Veliaj? Edi Rama jep versionin e tij të fundit për Euronews

Vetëm 7 ditë larg nga zgjedhjet e 11 Majit, kryeministri dhe njëherësh kryesocialisti Edi Rama ka qenë i ftuar në emisionin “Review”, intervista e...

Dopietë nga Balaj, Vllaznia në finalen e sezonit! Mposht 2-1 Dinamon!

Vllaznia është finalistja e parë e "Final 4" duke marrë një biletë për në sfidën e 12 majit. Në stadiumin "Arena Kombëtare" në kryeqytet, Vllaznia...

Pse i quani burrat “çyrykë”? Rama: Bëra humor, por është gjysma e së vërtetës

Kryeministri Edi Rama ishte këtë të diel i ftuar në “Review” në Euronews Albania ku tha se ai nuk i ka etiketuar gjatë fushatës...

Shoqërimi i kandidatit demokrat në Fier, reagon Policia: Kundërshtoi efektivët tanë

Policia e Fierit ka ardhur me një reagim zyrtar lidhur me ngjarjen e ndodhur pasditen e kësaj të diele në qendrën e këtij qytetit...

Lajme të tjera

Web TV