Automatik, kanabis dhe municion luftarak gati për t’i shitur, arrestohet 25-vjeçari në Tiranë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia e Tiranës ka finalizuar së fundmi operacionin e koduar “Sunday”, ndërsa ka goditur një rast të veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje. Ky operacion është zhvilluar nga forcat Operacionale në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Sektorin e Krimeve kundër Jetës dhe Seksionit për Hetimin e Narkotikëve.

Policia ka mundur të sekuestrojë një armë zjarri automatik, një sasi lënde plasëse, lëndë narkotike kanabis, një sasi municioni luftarak dhe sende të tjera të kudërligjshme.

“Në vijim të kontrolleve të ushtruara në të gjitha rrugët kryesore dhe dytësore në qarkun e Tiranës, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative se në rrugën dytësore në Marikaj, Vorë, një shtetas mbante në një ambient në pronësi të tij, lëndë narkotike, lëndë plasëse dhe armë zjarri pa leje, gati për t’i shitur, u organizua dhe finalizua operacioni policor i koduar ‘Sunday’, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi i shtetasit E. V., 25 vjeç, banues në Shijak”, njoftoi policia.

Gjatë kontrollit të ushtruar në ambientin në pronësi të këtij shtetasi, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike të dyshuar kanabis sativa, një armë zjarri automatik, 40 fishekë, një sasi lënde plasëse, si dhe sende të tjera të kundërligjshme. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore.

 

 

Të fundit

Trump shton presioni: Putin, afati yt është më 8 gusht

Donald Trump ka rritur presionin ndaj Rusisë dhe presidentit Vladimir Putin. Gjatë kthimit për në Uashington nga vizita 5...

“Serbia të njohë Kosovën!” Dy kongresistet i shkruajnë Trump: Zgjidhe!

Dy kongresiste amerikane, Claudia Tenney dhe Chrissy Houlahan u kanë dërguar një letër presidentit amerikan, ku propozojnë njohjen reciproke mes Kosovës dhe Serbisë. Siç bënte...

Britania paralajmëroi njohjen e shtetit palestinez, reagon Izraeli

Izraeli ka kritikuar planet e Britanisë për të njohur shtetin palestinez në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në muajin shtator. Sipas mediave të huaja,...

Darwin Nunez po vjen në Serie A! Zbardhen tratativat

Objektivi i madh i Juventusit për sulmin është padyshim rikthimi i Randal Kolo Muani. Bardhezinjtë po punojnë për një transferim përfundimtar të sulmuesit francez....

671 mijë euro për deputetët në Kosovë edhe pse kanë zero punë!

Deputetët e Kuvendit të Kosovës tentuan pa sukses 54 herë të mbyllin seancën konstituive. Pavarësisht seancave çdo 48 orë dhe ndonjëherë më shpesh, puna...

Lajme të tjera

Web TV