Atletikë/ Çepkoeç vendos rekord të ri botëror në garën e 5 km

epa07883750 Beatrice Chepkoech of Kenya celebrates after winning the women's 3,000m Steeplechase final at the IAAF World Athletics Championships 2019 at the Khalifa Stadium in Doha, Qatar, 30 September 2019. EPA-EFE/ALI HAIDER

Atletja keniane, Beatris Çepkoeç ka vendosur një rekord të ri botëror në 5 km, në garën e zhvilluar në rrugët e Monakos me kohën 14 minuta e 43 sekonda.

Në një mëngjes të ftohtë dhe me erë, Çepkoeç bëri një garë të veçantë që nga fillimi dhe uli me një sekondë rekordin e mëparshëm botëror të mbajtur nga holandezja Hasan me kohën 14 minuta e 44 sekonda, të arritur dy vjet më parë, po në Monako.

Ndërsa për meshkuj, Çeptegei, mbajtësi i rekordit botëror në 5,000 dhe 10,000 m në pistë, fitoi me kohën 13 minuta e 11 sekonda, 20 sekonda në shumë se rekordit botëror në 5 km, që vendosi këtu vitin e kaluar me 12’51”. Itinerari ishte gjatë bregdetit deri në kufirin e Principatës. Me një temperaturë prej shtatë gradë dhe pak erë, Çeptegei e kryesimin e garës nga fillimi dhe e ruajti atë deri në fund.