Trafikim droge dhe organizim i lotarive të palejuara/ Në pranga 3 persona, mes tyre një 17-vjeçar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tre persona kanë rënë në prangat e policisë së Shkodrës, pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale.

Bëhet me dije se në pranga ka rënë shtetasi G. L., 29 vjeç dhe V. R., 25 vjeç, banues në Shkodër, për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara”, kryer në bashkëpunim dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në ambientet e lokalit në pronësi të tyre, në lagjen “Manush Alimani”, Shkodër, janë gjetur dhe sekuestruar 1 tavolinë pokeri, 3 pako me letra pokeri dhe disa çipsa që përdoren për lojën e pokerit.

Gjithashtu në pranga ka rënë një 17-vjeçar, i cili akuzohet për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Njoftimi i policisë:

Vihen në pranga 3 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

G. L., 29 vjeç dhe V. R., 25 vjeç, banues në Shkodër, për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara”, kryer në bashkëpunim dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar ambientet e lokalit në pronësi të tyre, në lagjen “Manush Alimani”, Shkodër, janë gjetur dhe sekuestruar 1 tavolinë pokeri, 3 pako me letra pokeri dhe disa çipsa që përdoren për lojën e pokerit.

Nga Forca e Posaçme “Shqiponjat” e DVP Shkodër, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të DVP Shkodër, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit

E. K., 17 vjeç, banues në lagjen “Qemal Stafa”, Shkodër, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga Forca e Posaçme “Shqiponjat”, këtij shtetasi i është gjetur një sasi me lëndë narkotike cannabis sativa.

Lexo edhe :  6 rregulla për paratë që ndoshta nuk i dini

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshëm.

Të fundit

Zgjedhjet e vitit 2024 mund të jenë të fundit që do të vendosen nga qytetarët amerikanë!

Fluksi i vazhdueshëm i emigrantëve të paligjshëm në SHBA mund të nënkuptojë se qytetarët amerikanë mund të pushojnë së...

E rëndë/ Nëna shkelmon dhe rreh brutalisht vajzën e saj 2-vjeçare në avion

Një ngjajre e rëndë ka ndodhur në Meksikë, ku një nënë 33-vjeçare Breanna Mistler, dyshohet se ka rrahur fëmijën e saj pasi u zgjua...

Rama për mediat greke: Takimi s’ka lidhje me Belerin, histori e politikës tuaj, jo e jona

Pas takimit me emigrantët shqiptarë në Athinë, kryeministri Edi Rama është pyetur nga mediat greke nëse vizita e tij lidhet me rastin e Fredi Belerit, pasi...

“Vuanin nga zemra dhe…”/ Dy ukrainaset që humbën jetën në Tiranë, dalin detaje të reja

Zbulohen detaje të reja në lidhje me vdekjen e dy vajzave nga Ukraina, të cilat u gjetën pa shenja jete në banesën e marrë...

Kur Rama ia kalon edhe Micotaqis!

Nga Dritan Hila Në udhëtimin e tij në Athinë Rama doli përtej pritshmërive të skeptikëve. Jo vetëm që preku të gjitha temat e nxehta por...

Lajme të tjera

Web TV