Barcelona-PSG, dy ‘armiq’ të vjetër takohen sërish me rikthimin e Champions League

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Këtë të martë Champions League rikthehet nga pushimet dimërore me supersfidën mes Barcelonës dhe PSG në Camp Nou.

Do të jetë ndeshja e parë e raundit të 16-të të garës më të lartë kontinentale, një duel midis dy ekipeve që janë takuar në shumë raste vitet e fundit.

Për këtë përplasje të parë, skuadra e Koeman shfaqe si favoritë, sipas kompanive të basteve. Bilanci i përballjeve midis këtyre dy ekipeve, të cilët e kanë parë veten deri në tre barazime dhe në një fazë grupi në dekadën e fundit, anon nga ana e ekipit të Koeman. Edhe pse francezët kanë pasur edhe netë gëzimi.

Neymar udhëhoqi rikthimin më të madh në historinë e Barçës në Ligën e Kampionëve

Ishte 8 Mars 2017 dhe Blaugranat kishin nevojë për të përmbysur disavantazhin 4-0  për të kapërcyer raundin e 16 dhe ja dolën duke triumfuar 6-1 në një përballje spektakolare.

Në 2014/15 ata u takuan në fazën e grupeve dhe në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve. Barça fitoi tre ndeshje, arriti të kualifikohej në gjysmëfinale dhe vetëm humbi ndeshjen e parë të fazës së grupeve 3-2. Ishin Neymar dhe Suárez ata që i dhanë fund ëndrrës Evropiane të PSG-së, përkatësisht me tre dhe dy gola në atë barazim.

PSG nuk e mposhti dot as me Ibrahimovic dhe Beckham, Barçën e Messit

Një gol nga Pedro në Camp Nou nxorri PSG-në e Ibrahimovic dhe Beckham nga Champions League në çerekfinalet e edicionit 2012/13. Pas barazimit në Parc des Princes, një barazim tjetër në Barcelonë i dha Blaugranasve , falë vlerës së dyfishtë të golave. Kështu filloi një valë ballafaqimesh midis këtyre dy ekipeve në dekadën e fundit.

 

Të fundit

Bardhi kërkesë urgjente Begajt: Ndaloni përfshirjen e Presidencës në procesin zgjedhor

Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, i ka kërkuar Presidentit të Republikës Bajram Begaj që të mos...

‘Më 12 maj do vijë era shtet’, VIDEO e Flamur Nokës bëhet virale në rrjet

Sali Berisha dhe Flamur Noka betoheshin para zgjedhjeve, se nuk do të lejonin asnjë shkelje në 11 maj dhe do të fitonin zgjedhjet. Madje, Flamur...

Mbi 7 mijë vizitorë në vit, Llixhat e Elbasanit shtojnë turizmin kurativ

Banjat e Elbasanit, të njohura ndryshe edhe si llixhat, nga vit në vit po tërheqin gjithnjë e më shumë vizitorë, kryesisht mosha e tretë,...

“Kisha është e plagosur”/ Papa Leo XIV u drejtohet priftërinjve: Jini të besueshëm

Në mesazhin e tij në Meshën për shugurimin e njëmbëdhjetë priftërinjve të rinj të dioqezës së Romës, Papa Leo XIV i kërkoi të gjithë...

Sali Berisha dhe Ilir Meta koalicion?/ Ja përgjigja e Kreut të PD

Kreu demokrat tha se Meta, të cilin e cilëson të burgosur politik, ka të drejtë të bëjë zgjedhjen e vetë. Ai tha se koalicioni...

Lajme të tjera

Web TV