Pakti i energjisë ndan BE-në

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vendet e BE nuk po gjejnë dakordësi lidhur me planet për ndryshimin në një traktat ndërkombëtar të energjisë. Kjo pasi disa vende ia kanë frikën proceseve gjyqësore që mund të pasojnë mbi kalimin nga qymyri në energjinë e gjelbër. Traktati i Kartës së Energjisë, që daton që nga viti 1994, supozohet se do të forcojë bashkëpunimin ndërkufitar të energjisë dhe përfshin një dispozitë të mbrojtjes së investimeve që synon të mbrojë kompanitë nga vendimet politike arbitrare.

Në fillim të viteve ’90, kjo u pa si një mënyrë për të joshur investitorët në vendet ish-komuniste, por tani ngre rrezikun që qeveritë të paditen për vendimet e tyre për të ulur emetimet që ndikojnë në investimet në projekte si termocentralet me qymyr.

Komisioni Evropian po përpiqet të rinegociojë paktin për ta përshtatur atë më mirë me përparësitë e sotme. Të hënën, KE paraqiti propozimin negociues dhe bisedimet mbi reformimin e traktatit zhvillohen në 2-5 mars.

Por lidhur me këtë traktat ka ndarje të thella në gjirin e BE-së. Disa vende, së bashku me Komisionin, janë gati për një periudhë të gjatë bisedimesh midis grupit 55-anëtarësh të traktatit, ndërsa të tjerët po kërcënojnë të largohen nëse nuk riorganizohet para fundit të vitit.

Spanja mund të heqë dorë nga traktati nëse ai nuk vihet shpejt në përputhje me ambiciet mjedisore të BE.

Zëvendëskryeministrja Teresa Ribera ka thënë për “Politico.eu” se së bashku me dy ministra të tjerë spanjollë, i kanë dërguar një letër Komisionit Evropian javën e kaluar, duke i kërkuar atij të hartonte plane për t’u tërhequr nga traktati. Ajo paralajmëroi që Madridi mund të tërhiqej vetëm nëse vendet e tjera nuk duan të bashkohen. “Ne nuk jemi shumë optimistë për mundësinë e një rezultati të suksesshëm nga raundet e ardhshme të negociatave,” tha Ribera.

Lexo edhe :  “Pearl Harbor i Moskës”: Një eskalim i rrezikshëm në luftën Rusi-Ukrainë

Në një draft të Komisionit thuhet se Brukseli dëshiron të ruajë mbrojtjen e traktatit për investime të reja në infrastrukturën e energjisë së gazit natyror për 10 vjet, ose – nëse negociatat zgjaten për pjesën tjetër të dekadës – deri në 2040.

 

Të fundit

Nga polemikat për biletat, tek politika, Duka i thotë të gjitha para ndeshjes me Serbinë

Pak ditë nga ndeshja e shumëpritur dhe shumëpërfolur e 7 qershorit ndaj Serbisë në “Arenën Kombëtare" të Tiranës, presidenti...

Besa Shahini shpall kandidaturën për kryetare të Prishtinës: Na duhet ndryshim radikal

Ish-ministrja e Arsimit në Shqipëri në qeverinë “Rama”, Besa Shahini, shpall kandidaturën për kryetare të Prishtinës. Njoftimin e ka bërë vetë ish-zyrtarja e lartë, përmes...

Ekranet dëmtojnë fëmijët! Ka ardhur koha që prindërit të ndryshojnë qasje

Numri i fëmijëve me syze optike po shtohet dita ditës. Mjekët okulist fajësojnë për këtë rritje ekspozimin përpara ekraneve qoftë të telefonave smart phone...

Erë e re Tiranë-Athinë! Gerapetritis takon Hasanin: Ju mbështesim, por kujdes minoritetin

Qysh në fillim nga mënyra e pritjes te përqafimet dhe shtrëngimet e herëpashershme të duarve, u duk se takimi mes ministrave të Jashtëm të...

“Para se të dorëzonte pushtetin në 2013, Berisha e zhduku dosjen Partizani”

Avokati Romeo Kara ishte i ftuar këtë të martë në “Frontline” me Marsela Karapançon në Report Tv, ku komentoi sulmet e vazhdueshme të Sali...

Lajme të tjera

Web TV