Moti i kthjellët dhe me vranësira kalimtare do të dominojë vendin edhe gjatë së martës. Moti mbetet me kthjellime e vranësira kalimtare, më të shpeshta në mesditë dhe orët e pasdites kur priten shira afatshkurtër.
Temperaturat e ajrit nuk do të kenë ndryshime të ndjeshme, vetëm një rritje të lehtë në zonat pa shira.