Vritet në prag të shtëpisë shqiptari, la gruan shtatzënë dhe një fëmijë të vogël

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një shqiptar është ekzekutuar me armë në Islandë. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së shtunës, ku shqiptari rreth 40-vjeç u qëllua jashtë shtëpisë së tij në Reykjavík.

Identiteti i viktimës nuk publikohet nga mediat islandeze, ndërsa theksohet se la gruan shtatzënë dhe një fëmijë të vogël.

Po sipas mediave, vrasja lidhet me konfliktet në botën e krimit, prishje pazaresh.

Për vrasjen janë arrestuar tre persona deri tani. Të arrestuarit janë një Islandez dhe dy të huaj, ndërsa një i katërt që ndodhet në paraburgim dyshohet se ka lidhje me vrasjen.

Tre personat u prangosën në një shtëpi, të cilën Njësia e Forcave Speciale e rrethoi duke i arrestuar.

Të fundit

Blegtorët e Roskovecit në prag falimentimi: Qumështi shitet trefish më shtrenjtë

Blegtorët në fshatin Suk 1 të Roskovecit po përballen me vështirësi ekonomike për shkak të çmimit gjithnjë e më...

Nuk ndalet masakra në Gaza, 51 civilë të vrarë nga Izraeli

Të paktën 51 persona kanë vdekur që nga orët e para të mëngjesit të së mërkurës në Rripin e Gazës, si pasojë e sulmeve...

“Kosova dhe Shqipëria do bashkohen, Europa s’mund të lejojë dy shtete shqiptare”

NGA BEN BLUSHI Disa ditë më parë shkova të vizitoj Rexhep Qosen. Kalova disa rrethrrotullime derisa arrita te lagja Kodra e Diellit në Prishtinë....

Trump përmend Kosovën dhe Serbinë: Javët e fundit…

Në konferencën e tij të gjtë pas përfundimit të samitit të Nato-s, presidenti amerikane përmendi befas konfliktin Kosovë-Serbi, e madje një përpjekje të kësaj...

Pronari italian qëllon me armë 3 ‘skifterët’ shqiptarë, njëri vdes pranë vilës

Trupi i një të riu shqiptar, i cili rezultonte i zhdukur që nga mbrëmja e së dielës, është gjetur pa jetë pranë një fushe...

Lajme të tjera

Web TV